25.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFoto+Emri/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 38-vjeçari shqiptar

Foto+Emri/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 38-vjeçari shqiptar

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme në periferi të Cremones në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është Erion Bali, banues në Gadesco Pieve Delmona, menaxher i një prej restoranteve italiane.

Përplasja ndodhi në rrethrrotullimin e San Felice. Makina e drejtuar nga 38-vjeçari, tip ”Volkswagen Golf”, e cila po shkonte drejt Gadesco-s, i ka dalë jashtë kontrolli, është përplasur me një tabelë dhe më pas me bordurën e rrugës.

Një nga hipotezat e aksidentit është ajo e përgjumjes në timon.

Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për shumë orë në përpjekje për të nxjerrë nga makina 38-vjeçarin.

Në vlerësimet e para të bëra nga personat me uniformë duket se humbja e kontrollit të makinës ka nisur rreth 100 metra para rrethrrotullimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat