11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVala e të nxehtit ekstrem përfshin Europën

Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Europën

Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës por edhe jo vetëm.

Temperaturat e larta janë regjistruar në Madrid, Spanjë ku disa qytete janë në alarm ekstrem të nxehtësisë, duke bërë që autoritetet të shtojnë thirrjet për popullatën për t’u mbrojtur nga dielli.

Sipas meteorologëve, vlerat termike pritet të arrijnë edhe në 40 gradë Celsius, duke bërë që autoritetet të lëshojnë alarme në rreth 13 qytete. Banorët e Barcelonës mbushën plazhet teksa temperaturat përvëluese kanë përfshirë vendin.

Nga i nxehti është përfshirë edhe Italia ku ishulli mesdhetar i Sardenjës pritet të jetë një nga rajonet më të goditura me temperaturat që rritet edhe më shumë.

Një valë e të nxehtit ka goditur Azinë Jugore, duke prekur miliona njerëz. Dhjetra kanë vdekur në Indinë veriore dhe shumë janë shtruar në spital për shkak të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë. Në Pakistanin fqinj, temperaturat janë rritur në 50 gradë Celsius.

LEXO EDHE: Si të ruajmë shëndetin tonë gjatë stinës së nxehtë të verës

Pekini lëshoi ​​një alarm të kuq për temperaturat e larta, në shumicën e zonave të qytetit. Në një shesh në Pekinin qendror, njerëzit shfrytëzuan shatërvanët dhe çadrat e mëdhaja të vendosura për t’i shpëtuar nxehtësisë.

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë dhe temperaturat mund të vazhdojnë të rriten, sipas Shërbimit Meteorologjik të Pekinit.

Kushtet ekstreme të motit kanë ndikuar gjithashtu edhe në shumë sektorë të ekonomisë veçanërisht në Indi ku prodhimi është dëmtuar shumë.

LEXO EDHE: Bota po “mbinxehet” – Temperatura më të larta, stuhi më intensive dhe zjarre/ Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat