17.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguria në punë, kultura që mungon dhe që nevojitet në Shqipëri

Siguria në punë, kultura që mungon dhe që nevojitet në Shqipëri

Në Shqipëri flitet pak për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, edhe pse rastet ku punëtorët janë dëmtuar ose kanë humbur jetën në ndërtim, miniera dhe fasoneri apo shumë të tjerë janë helmuar në vendin e punës nuk kanë munguar.

Sipas shifrave zyrtare, gjatë vitit 2022 rezultojnë të aksidentuar 184 punëmarrës, nga të cilët 32 punëmarrës me pasojë fatale humbjen e jetës. Në vitin 2021 punëmarrësit me pasojë fatale humbjen e jetës ishin 31. Por sa raste të tjera nuk bëhen të ditura!

Institucionet kanë reaguar formalisht, bizneset kanë bërë sikur kanë marrë masa sigurie, ndërkohë që puna ka vijuar në këto subjekte sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ajo që është problem, përtej një sistemi që nuk funksionon në shumë hallka të tij, është kultura e dobët për sigurinë dhe shëndetin. Dhe kjo jo vetëm në punë.

Duket se për pjesën dërrmuese të punonjësve e rëndësishme është paga dhe jo kushtet e punës, ndërsa në vendet e tjera ndodh e kundërta.

Pasi një punonjës i sigurt, është një punonjës që ndihet mirë, jo vetëm në ambientin e punës, por edhe në familje dhe me të afërmit. Një biznes i sigurt, është një biznes që performon mirë.

Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet

Mbulimet kryesore:

Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)

Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)

Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)

Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

Të gjitha bizneseve (P.sh, Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)

Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)

Përfitimet kryesore:

Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti

Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie

Qetwsi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit

Garanci për detyrimet e punëdhënësit

Ky sigurim mbulon:

Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë

Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

Doni më shumë informacione? Shkruani më:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat