11.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Vaksinat e dhuruara vinin me leje nga Pfizer”/ Qeveria ndryshon kontratën, tashmë...

“Vaksinat e dhuruara vinin me leje nga Pfizer”/ Qeveria ndryshon kontratën, tashmë vetëm do e njoftojë

Qeveria shqiptare do të ndryshojë marrëveshjen për furnizimin me vaksina për COVID-19 nga kompania Pfizer, duke synuar lehtësimin e procedurave për mbërritjen e vaksinave të dhuruara në vendin tonë.

Akti Normativ ka mbërritur në Kuvend për diskutim, ndërkohë që në relacionin shoqërues shpjegohet se sipas marrëveshjes fillestare, që u nënshkrua në fillim të vitit, Shqipëria mund të marrë vaksina Pfizer përmes mekanizimit COVAX ose nga një palë e tretë, qoftë me dhurim vetëm nëse ka marrë pëlqimin paraprak me shkrim nga Pfizer.

Ndërkohë që, ky parashikim kërkon ndërhyrjen me Akt Normativ sa herë që ka një dhurim të dozave të kësaj vaksine nga një shtet tjetër. Kjo klauzolë vonoi mbërritjen e vaksinave Pfizer, që i ishin akorduar Shqipërisë nga menkanizmi COVAX, teksa detyroi qeverinë të nënshkruante një kontratë të re, në mënyrë që të lejohej futja e dozave në vendin tonë.

Ndërkaq, me amendimin që po i bëhet kontratës lehtësohet procedura e alokimit të dozave Pfizer të dhuruara nga shtete të tjerë, pasi tashmë nuk do të jetë e nevojshme të ndryshohet marrëveshja bazë, por kompania vetëm do të njoftohet për këto doza. Po ashtu, amendimi rregullon të gjithë procesin e  dhurimeve të vaksinave në përgjithësi, në mënyrë që të mos kërkohet ndërhyrje në marrëveshjen bazë me Pfizer, sa herët të ketë dhurime.

Ndryshimi i marrëveshjes, vjen në një kohë kur Komisioni Europian ka lidhur marrëveshje të blerjes paraprake për prodhimin, blerjen dhe furnizimin me vaksinat për COVID-19 me kompaninë Pfizer, ku përcaktohet mundësia që kanë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për t’i rishitur ose dhuruar te palët e treta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat