9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUragani Ian mbërrin në Florida, uji vërshon në banesa dhe spitale

Uragani Ian mbërrin në Florida, uji vërshon në banesa dhe spitale

Uragani Ian i klasifikuas si stuhi e kategorisë 5 ka prekur brigjet e shtetit të Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të paktën 2.2 milionë banorë raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa stuhia ka përmbytur rrugët dhe katet e para të pallateve. Uji ka vërshuar duke marrë para makinat dhe shkatërruar disa shtëpi në vijën bregdetare.

Uji nuk ka kursyer as spitalet. Një spital i repartit të ICU në një spital në Port Charlotte është përmbytur. Ku mjeku Birgit Bodine tha për mediat amerikane se nivelet më të ulëta të ndërtesës ishin gjithashtu të përmbytura, që do të thotë se pacientët më të sëmurë , të cilët janë të gjithë në ventilatorë duhej të evakuoheshin në pjesë të tjera të spitalit.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë pellgje uji në dysheme, me peshqirë të shpërndarë duke u përpjekur t’i thajnë ato dhe kova në të gjithë vendin.

Sakaq edhe vendi ynë është prekur nga një valë reshtjesh intensive ditët e fundit, duke bërë autoritetet vendore të rrisin gadishmërinë në rast përmbytjesh.

LEXO EDHE: Pritet një javë me reshje intensive, përmbytje dhe stuhi/ Çfarë siguracioni ka makina juaj?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat