18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesorePërplasje të dhunshme me policinë e dhjetra viktima, protestat vijojnë pa u...

Përplasje të dhunshme me policinë e dhjetra viktima, protestat vijojnë pa u ndalur në Iran pas vrasjes së 21 vjeçares

Protestat për vrasjen e një 22-vjeçares nga policia iraniane janë futur në ditën e tyre të disatë.

Dhjetëra aktivistë kanë humbur jetën, ndërkohë që Presidenti i Iranit pretendon se e kupton ndjeshmërinë e vdekjes së të resë, por i quan protestat të papranueshme.

Protestat në Iran vijojnë prej më shumë se 10 ditësh.

Vrasja e 21-vjeçares Mahsa Amini nga forcat policore, sepse nuk kishte vendosur shami është një motiv i fortë për mijëra qytetarë e aktivistë për të vijuar protestat kundër regjimit të Teheranit.

Sipas medieve vendase, të paktën 41 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve me policinë edhe pse aktivistët thonë se numri mund të jetë më i lartë.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi shprehu keqardhjen për vdekjen e 21-vjeçares, por megjithatë i quajti protestat të papranueshme.

Më herët, kreu i shtetit deklaroi se Irani duhet të përballet me vendosmëri me ata që kundërshtojnë sigurinë dhe paqen në vend.

Protestat masive po zhvillohen në 80 qytete në të gjithë vendin dhe prej ditësh shumica e njerëzve janë mbledhur në Teheran.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se forcat e sigurisë po përdorin gaz lotsjellës, shkopinj dhe municione për të shuar protestat dhe për të dekurajuar qytetarët që të tubohen.

Të paktën tre herë gjatë javës së kaluar, qasja në internet nga telefonat celularë është ndërprerë në Iran.

Aktivistët besojnë se kjo është bërë për të parandaluar përhapjen e pamjeve të dhunës nga protestat.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat