20.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Udhëtojmë më mirë së bashku"/ Më e besuara edhe tek “Shëndeti në...

“Udhëtojmë më mirë së bashku”/ Më e besuara edhe tek “Shëndeti në Udhëtim”, të gjithë zgjedhin SIGAL UNIQA-n

Numri i turistëve që vijnë në Shqipëri vijon të rritet. Ashtu si edhe e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit.

Por të gjithë e dimë se, në çdo pikë kufitare, përveç pasaportës, na kërkohet edhe polica e sigurimit “Shëndeti në Udhëtim”.

Ky siguracion është shumë i rëndësishëm pasi mbulon:

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Emergjencat dentare
  • Evakuimin mjekësor
  • Riatdhesimin

Por cila është kompania e sigurimit që i besohet më së shumti ky siguracion?

Sipas buletinit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Mars 2024, kompania më e madhe dhe e besuar edhe për këtë produkt sigurimi rezulton të jetë sërish SIGAL UNIQA Group Austria.

Nëse në 3-mujorin e parë të vitit 2023 SIGAL UNIQA zinte rreth 71% të tregut, gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti kompania shqiptaro-austriake ka rritur peshën e saj në një treg ku operojnë 8 kompani duke zënë rreth 82% të tij

Përveç se pjesë e “UNIQA Insurance Group”, SIGAL UNIQA është kompania më e madhe dhe më novatore e sigurimeve në Shqipëri duke sjellë vazhdimisht për klientët e saj produktet më unike të sigurimit, siç është edhe produkti ekskluziv “Anullim Udhëtimi”.

Çfarë mbulon “Anullim Udhëtimi”?

Shpenzimet deri në masën 80% të çmimit të biletës/paketës së udhëtimit, nëse personi i siguruar nuk është në gjendje të fillojë udhëtimin e rezervuar si rezultat i njërit prej shkaqeve të mëposhtme:

  • Në rast shtrimi në spital si pasojë e një sëmundje emergjente apo aksidenti;
  • Vdekja e personit të siguruar, personit që udhëton me të siguruarin;
  • Vdekja e një personi që nuk udhëton me të siguruarin, i cili mund të jetë bashkëshort, fëmijë ose prind i të siguruarit
  • Një detyrim ligjor, thirrja në gjykatë si dëshmitar.

“Anulimi i Udhëtimit” përfshin Turqinë dhe të gjithë Europën.

SI TË BLEJMË ONLINE SIGURACIONIN “SHËNDET NË UDHËTIM”

Si mund ta blejmë sigurimin “Shëndeti në Udhëtim”?

Tepër e thjeshtë.

SIGAL UNIQA ka krijuar mundësinë e blerjes online të policës së sigurimit, me shumë opsione përfitimi dhe me çmime të përballueshme për çdokënd

  1. Klikoni në linkun https://sigal.com.al/
  2. Në kategorinë “Shëndet & Aksidente” zgjidhni opsionin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.
  3. Pasi të keni klikuar këtë të fundit, ju mund të zgjidhni sigurimin “Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë” duke klikuar më pas “Mëso më shumë”.
  4. Butoni “Bli Online” do t’ju orientojnë fill në plotësimin e të dhënave tuaja dhe daljen në një përfundim pasi të jeni njohur me çmimin e sigurimit.

Por ju kujtojmë se, si pranë çdo pike të kalimit kufitar, edhe pranë ambjenteve të Aeroportit “Nënë Tereza” gjendet një zyrë “SIGAL UNIQA” ku gjithashtu mund të blini policën “Shëndeti në Udhëtim” dhe çdo siguracion tjetër që ju nevojitet.

SIGAL UNIQA, udhëtojmë më mirë së bashku

Për çdo pyetje, shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Raporti i AMF për 3-mujorin e parë/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat