13.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurizmi natyror/ 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura gjatë 2023-shit, kryeson...

Turizmi natyror/ 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura gjatë 2023-shit, kryeson Shkodra

Të paktën 4.5 milionë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar zonat e mbrojtura në vitin që lamë pas. Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit në vend duket se ai natyror ka pësuar tkurrje në raport me vitin 2022.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në statistikat e saj periodike të sektorit pranon se ka një rënie të lehtë sipas shifrave që ka raportuar Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Në lidhje me turizmin natyror, të dhënat nga Agjensia Kombëtare e Zonave vendas, që kanë vizituar zonat tona te mbrojtura. Mbeshtetur ne të dhenat e sjella nga zonat e mbrojtura rezulton nje ulje e moderuar prej 1,7% krahasuar me numrin e vizitorëve gjate vitit paraardhës”, thuhet në raport.

Shifrat në këtë këto zona shpesh nuk shfaqin situatën reale për shkak se sektori ende ka informalitet apo mungesë të sistemeve që mund të kontrollojnë numrin e saktë përmes të vizitorëve.

Por cilat janë zonat e mbrojtura që kanë pasur më shumë vizitorë vitin e shkuar?

Sipas të dhënave vihet re një rënie e dukshme e rajonit të Korçës që në vitin 2022 mbante kryesimin.

Këtë vit ështe Shkodra ajo që qëndron në krye për nga numri i vizitorëve ndërkohë qe pas saj vijnë Fieri dhe Vlora.

Ndërkohë rreth 2 milionë vizitorë të huaj dhe vëndas kanë vizituar Parqet Kombëtare të vendit tonë gjatë vititi 2023, një ritje 40,2% krahasuar me vitin paraardhës.

Parku kombëtar më i vizituar është Divjakë-Karavastaja, Alpet e Shqipërisë dhe Mali i Tomorrit.

Janë 425,000 vizitorë që kanë vizituar Monumentet e Natyrës giatë vitit 2023, kjo vlerë shënon një ulje ne masën 0,5% krahasuar me vitin 2022.

Ujrat Termale të Bënjës, Spella Shenandoit dhe Sarisalltik jane Monumentet e Natyrës më të vizituara për vitin 2023.

Liqeni i Shkodës, Syri i Kaltër dhe Qafështama kanë qënë Rezervatet Natyrore më të vizituara gjat vitit 2023.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat