16.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShumë e lehtë për tu vjedhur/ "Range Rover" humb vlerë në Mbretërinë...

Shumë e lehtë për tu vjedhur/ “Range Rover” humb vlerë në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa siguracioni “fluturon”

Pas rasteve të shumta të vjedhjeve, marka e njohur “Range Rover” ka investuar miliona paund për të përmirësuar sigurinë e makinave të saj, ndërsa për disa modele çmimet e sigurimit janë dyfishuar.

“Range Rover”, një markë prestigjoze, kanë qenë gjithnjë e më shumë në radarët e hajdutëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë që primet e sigurimit të rriten shumë.

Raportimet e vjedhjeve u rritën me 47% të konsiderueshme nga viti 2021 në 2022, dhe trendi vazhdoi edhe në muajt e parë të 2023.

6 nga 10 modelet e makinave më të vjedhura në Mbretërinë e Bashkuar në vitin deri në mars 2023 ishin Range Rovers, sipas Bloomberg, duke cituar të dhëna nga Agjencia e Licencimit të Drejtuesve dhe Automjeteve.

Trendi ka pasur një ndikim të madh në çmimet e sigurimeve.

Çmimet e Range Rovers të përdorura kanë rënë 9.3% që nga maji 2023 në 35,224 £ (41,028 €), duke treguar një rënie dalluese krahasuar me rënien prej 5,7% për të gjitha SUV-të luksoze dhe 2,8% për të gjitha makinat, raporton Bloomberg.

Bloomberg raportoi për një rast ku një model Sport SVR humbi më shumë se gjysmën e vlerës së tij në dy vjet, nga 103,000 £ në 45,000 £. Ndërsa primet e sigurimit mund të arrijnë më shumë se 48,000 £.

Pse po vidhen kaq shumë modelet Range Rover?

“Range Rover” janë automjete shumë të kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe globalisht, duke i bërë ata një objektiv për hajdutët që po  investojnë në teknologji për t’i vjedhur ato sa më lehtë dhe sa më shpejt.

Një metodë e zakonshme është përdorimi i pajisjeve elektronike për klonuar të dhënat e çelësit, edhe nëse ai është brenda shtëpisë.

Ky sinjal i vjedhur më pas dërgohet në një transmetues, duke shërbyer në mënyrë efektive si një çelës.

Marka njofton se ka shpenzuar 10 milionë £ për përditësimet e sigurisë për 65,000 automjete “Range Rover” dhe “Range Rover Sport” të prodhuara midis 2018 dhe 2022.

Raste të shtuara të vjedhjeve të këtyre automjeteve ka patur edhe në Shqipëri.

Një arsye më shumë pse duhet të kemi edhe Sigurimin KASKO

Rreziqet, si vjedhja, mund të ndodhin atëherë kur s’e pret. Është shqetësuese të mendosh për mundësinë e vjedhjes së automjetit tuaj por fatkeqësisht raste të tilla janë bërë mjaft të zakonshme. Ndaj ju keni nevojë për të qenë të mbrojtur edhe në të tilla situata.

Dhe këtë mund ta keni vetëm përmes Sigurimit KASKO, i cili mbron automjetin tuaj nga vjedhja por edhe nga një sërë ngjarjesh të tjera.

Po kërkoni për kompaninë e duhur të sigurimeve?

Nëse dëshironi të jeni të mbrojtur financiarisht nga shumë ngjarje, atëherë zgjidhni KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve është gjithmonë pranë klientëve të saj duke paguar dëmet në kohë por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte novatore që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha më të sigurt.

Doni më shumë mbulime?

SIGAL UNIQA ofron edhe Sigurimin KASKO me mbulim jashtë Shqipërisë si dhe Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Llogarit dhe porosit online Sigurimin KASKO vetëm me një KLIK.

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat