12.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i auditimit arrin në 12.3 milionë euro, renditja e shoqërive më...

Tregu i auditimit arrin në 12.3 milionë euro, renditja e shoqërive më të mëdha

Gara mes shoqërive të auditimit mbetet e fortë.

Ky treg, në vitin 2023, arriti në rreth 1.28 miliardë lekë, ose rreth 12.3 milionë euro.

Pesë kompanitë më të mëdha kanë 4-8% të tregut, sipas totalit të honorareve të auditimit, dy të tjera ndajnë 2-3%, katër shoqëri kanë midis 1-1.2%.

Ndërsa 229 shoqëritë e tjera audituese ndajnë 63% të tregut të auditimit, me një peshë prej më pak sesa 1% secila.

Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) ka publikuar për të pestin vit renditjen në tregun e auditimit për shoqëritë e auditimit, sipas totalit të honorareve të auditimit të njësive ekonomike me interes publik, bazuar në raportimet dhe analizat e realizuara nga BMP për auditimet e kryera gjatë vitit 2023.

Në vend të parë është Shoqëria e auditimit “Ernst&Young”, me 8.13% të tregut, me rritje prej 1 pikë përqindje në krahasim me vitin e kaluar. “Ernst&Young” është ngjitur në 2023 në vendin e parë, nga i dyti që ishte vitin e mëparshëm.

“Mazars”, që në 2021-2022 u rendit si shoqëria më e madhe audituese, ka zbritur në vend të dytë, me 7.74%, nga 7.02% vitin e mëparshëm, bazuar në totalin e honorareve të realizuara nga shërbimet e auditimit.

E treta në renditje mbetet shoqëria e auditimit “Deloitte Audit Albania Sh.p.k.”, me 4.54%, duke ruajtur të njëjtën renditje për vitin 2023, por duke shënuar rënie të peshës në treg, me rreth 1 pikë përqindje.

“Grant Thornton” u rendit në vend të katërt me 4.07%, duke shënuar rënie të peshës në treg, me më shumë se 1 pikë përqindje.

Në vend të pestë është “Kreston Albania”, me 4.07%, me një përmirësim të lehtë në krahasim me vitin e kaluar.

“PricewaterhouseCoopers” ishte një nga shoqëritë që shënoi rritje më të lartë, duke zënë gati 3% të tregut, ose 1 pikë për qind më shumë se në vitin 2022.

Për renditjen e plotë dhe peshën përkatëse shiko grafikun: Renditja sipas honorareve të faturuara për shërbime auditimi për Shoqëritë e Auditimit, 2023.

Për sa i përket numrit të njësive ekonomike të audituara, në vendin e parë, në vitin 2023, renditet shoqëria “Kreston Albania”, me 3.36%, e ndjekur nga “Mazars”, me 3.07% (2023), shkruan “Monitor”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat