16.5 C
Tirana
Wednesday, May 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 1.7 milionë turistë të huaj në 3 muajt e parë të...

Mbi 1.7 milionë turistë të huaj në 3 muajt e parë të vitit

Sezoni turistik i këtij viti premton të jetë frytëdhënës për ekonominë shqiptare.

Sipas të dhënave zyrtare, në 3 muajt e parë të vitit 2024, Shqipëria është vizituar nga 1.7 milionë turistë të huaj.

Muaji Mars, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka 91% më shumë vizitorë të huaj.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, thotë se shifrave të larta të turistëve duhet t’u përgjigjemi me standard të lartë edhe në mikpritje e shërbime.

Mbi 1,7 milionë turistë të huaj na kanë vizituar gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, duke vendosur një rekord në shifrat e mikpritjes. 734 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% më shumë se marsi i vitit të kaluar, i cili sapo shenjoi një standard të ri në shifra e duhet t’i përgjigjemi me të njëjtin standard në mikpritje”, ka shkruar ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar Shqipëria shënoi shifër rekord sa i përket turistëve të huaj, 10 milionë të tillë.

Këtë vit, sipas pritshmërive të qeverisë, numri i turistëve pritet të shkojë në 14 milionë.

LEXO EDHE‘Shqipëria këtë vit mund të arrijë deri në 14 milion turistë’/ Sigurimi i Përgjegjësisë, partneri ideal për operatorët turistikë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat