21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTjetër sukses për sportin shqiptar/ FIBA i beson FSHB-së dy Kampionatet Europiane...

Tjetër sukses për sportin shqiptar/ FIBA i beson FSHB-së dy Kampionatet Europiane të Basketbollit

Sporti shqiptar duket se po arrin në nivele të tilla, që më parë as që mund të mendoheshin.

Një ngjarje e rëndësishme për basketbollin shqiptar vjen në korrikun e vitit 2024.

Pas Kampionatit Europian të Futbollit, “Gjermani 2024”, Kampionatet Europiane të Basketbollit, në dy kategori U-16 dhe U -18  djem, do të zhvillohen në Shqipëri.

Përkatësisht në Durres tek “Dhimitraq Goga”, U-16 djem, në datat 7-14 korrik dhe në Elbasan, në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, për U-18 djem, në datat 19- 29 korrik.

Falë sukseseve dhe arritjeve gjatë vitit 2023, si rrallë herë, FIBA i beson Shqipërisë dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit, dy kampionate të këtij niveli.

Dy Europianet që do të luhen në vendin tonë dhe që do të jenë edhe një marketing i mirë për të, vijnë edhe falë punës e përkushtimit të Presidentit të FSHB-së, Avni Ponari, i cili regjistron kështu një tjetër sukses në drejtimin e Federatës së Koshit.

LEXO EDHE: LIGA UNIKE/ Ponari: Kritikat na kanë ndihmuar të ecim më shumë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat