10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLIGA UNIKE/ Ponari: Kritikat na kanë ndihmuar të ecim më shumë

LIGA UNIKE/ Ponari: Kritikat na kanë ndihmuar të ecim më shumë

Prej një viti e gjysmë Shqipëria dhe Kosova janë bërë bashkë në sportin e basketbollit përmes LIGËS UNIKE.

Avni Ponari, Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, një prej mbështetësve kryesorë të kësaj Lige, në një intervistë në ABC u shpreh ndër të tjera se kjo lëvizje ishte shumë e rëndësishme.

Sipas Ponarit, kjo Ligë lindi si nevojë e domosdoshme e bashkimit të këtij sporti.

“Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme. Një nga faktorët kryesorë është raporti me drejtuesit e këtyre kompeticioneve në botë. Serioziteti për të bërë një basketboll të mirë mes dy federatave ekziston. Mbështetja e tyre ishte shumë dashamirëse në të dyja anët.

Liga Unike lindi si nevojë e domosdoshme e bashkimit të këtij sporti. Lojtarët luanin në të dyja anët por kjo nuk ishte legalizuar. Kritikat na kanë ndihmuar të ecim më shumë. Sot të dyja ligat kanë një mbështetje shumë të madhe. Njerëzit në të dy anët janë shumë të interesuar kur janë ndeshjet e Ligas”, u shpreh Ponari.

Lexo edheLiga Unike/ Ponari: Interesante që diçka e tillë të ndodhte edhe në futboll

Ai nënvizoi se kanë hasur në pengesa të ndryshme duke kërkuar që LIGA UNIKE të mbështetet nga të dyja qeveritë.

“Kemi pasur vazhdimisht pengesa sepse kjo ligë unike kërkon mbështetjen e dy qeverive përkatëse. Një gjë është e rëndësishme. Kjo është liga më e rëndësishme në sportin kombëtar. Përveç medaljeve që ka marrë Kosova në xhudo. Kjo ligë duhet të trajtohet njëlloj në të dy anët si një federatë më vete. Duhet të mbështetet nga të dyja qeveritë që të ketë jetëgjatësi.

Sport cilësor ka atëherë kur ka mbështetje financiare. Kjo ligë ka një buxhet të veçantë dhe është shumë e rëndësishme sepse është liga e parë unike për të dy palët. Një Ligë Unike e përbashkët. Kemi nisur me dy grupe, femra dhe meshkuj dhe pastaj do zbresim tek të gjitha moshat”, u shpreh ai.

Emisioni i plotë:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat