16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTiranë: 'Fluturojnë qiratë. Rriten me 15-20%, studentët u rikthehen konvikteve

Tiranë: ‘Fluturojnë qiratë. Rriten me 15-20%, studentët u rikthehen konvikteve

Qiratë e banesave në Tiranë janë rritur me 15-20% vitin e fundit, ndërsa ky ndryshim vihet re edhe në zonat periferike, ku çmimet kanë qenë më ekonomike. Më të kërkuarat janë apartamentet 1+1 ndërsa ekspertët thonë se çmimet e larta të qirave dhe shitjes së banesave, lidhen me ndërtimet pa kriter, dhe dyshimet për lidhjen e këtij sektori me pastrimin e parave.

Qiratë e banesave janë rritur me 15-20% gjatë vitit të fundit në Tiranë duke shtuar kostot e jetesës për qytetarët.

Vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, thotë se kjo rritje është vënë re në çdo zonë të kryeqytetit, edhe atje ku dikur kanë qenë çmimet favorizuese.

“Duke qenë se qendra ka pasur rritje reflekton në rritje edhe në periferi.”

Më të kërkuarat janë apartamentet 1+1.

Kryesisht 1+1 ecën më shumë, ka një çmim më ekonomik“.

Për ekspertët e ekonomisë, ky trend i rritjes së çmimit, lidhet me bumin e ndërtimeve, por edhe me dyshimet se paratë e ndërtimeve janë informale.

Bashkia e Tiranës ka dhënë në dy vitet e fundit 4.5 milion metra katrorë leje për ndërtime të reja duke përfshirë disa kulla të cilat në analiza të ndryshme, duke përfshirë agjencitë monitoruese të pastrimit të parave, flasin për mundësi të këtij fenomeni në këtë sektor.”

Preçi kërkon më shumë vëmendje nga institucionet, për deklarimin e çmimit të banesave.

“Të dhëna të ndryshme provojnë se çmimet e vërteta janë akoma më të larta nga çmimet e shkruara në dokumenta, kjo për efekt taksash por edhe për efekt të fshehjes së origjinës së parave.”

Rritjen e çmimeve, qoftë për qira apo edhe për blerje e pranojnë edhe qytetarët, ndërkohë që studentët në pamundësi përtë përballuar çmimet e larta të tregut, kanë zgjedhur të jetojnë në konvikte.

“Nga eksperienca e vjetshme sivjet vendosa të rri në konvikt, një dhomë shkonte 180 euro.”

“Shtëpia me rrogat  nuk blihet dot, me pislliqe po.”

“Po ku është e lehtë me ble shtëpi në Tiranë? “

Ekspertët e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, thonë se mungesë më së shumti ka për apartamentet 1+1.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat