16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuropa në rrezik nga Covid, OBSH: 700 mijë viktima deri në mars...

Europa në rrezik nga Covid, OBSH: 700 mijë viktima deri në mars nëse nuk merren masa

700,000 njerëz mund të vdesin nga Covid-19 deri në mars të 2022 në Evropë dhe në disa pjesë të Azisë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Numri i vdekjeve tashmë tejkalon 1.5 milionë  në 53 vende të Evropës, sipas OBSH, shkruan BBC.

OBSH paralajmëroi për numër të lartë të të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv në 49 vende deri në mars 2022.

Evropa po përballet me një rritje të rasteve, duke bërë që Austria të rikthehet në izolim të plotë kombëtar, me vendet e tjera që po rishqyrtojnë masat antiCovid.

Një numër vendesh, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Greqinë, së shpejti mund t’i bëjnë dozën e tretë të vaksinës me detyrim, transmeton Ora News.

Ndërsa në disa vende tjera kanë shpërthyer protesta të ashpra kundër masave të reja. Sipas raportit të OBSH, Covid është shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Dr Hans Kluge, u bëri thirrje personave të pavaksinuar të vaksinohen.

“Të gjithë  kemi mundësinë dhe përgjegjësinë për të ndihmuar në shmangien e tragjedive të panevojshme dhe humbjeve të jetëve, dhe për të kufizuar përçarjet e mëtejshme në shoqëri dhe biznese gjatë këtij sezoni dimëror,” tha ai.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat