19.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmet i fuqishëm godet Italinë/ Mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat, dëme të...

Tërmet i fuqishëm godet Italinë/ Mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat, dëme të shumta materiale

Italia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,7 me epiqendër Riminin mëngjesin e sotëm, i cili tronditi disa qytete duke përfshirë edhe Romën.

Lëkundje masive si pasojë e tërmetit janë ndjerë edhe në vende të tjera, duke përfshirë Kroacinë dhe San Marinon, megjithëse shkallla e dëmeve nuk dihet sa është aktualisht.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 10 km, rreth 64 km në lindje të Riminit. Tërmeti u pasua nga 2 lëkundje më të vogla me magnitudë 3,1 dhe 3,4 rreth orës 7 të mëngjesit.

Pas tërmetit, qytetarët në Itali kanë dalë në rrugë të tronditur, ndërsa shërbimet e urgjencës kanë thënë se në disa ndërtesa janë shfaqur të çara. Lëkundjet thuhet se janë ndjerë në të gjithë Italinë veriore, duke përfshirë Bolonjan dhe Romagnan, si dhe Riminin dhe Romën.

Mediat italinë raportojnë se deri më tani nuk është raportuar asnjë humbje jete, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të shumta.

LEXO EDHE: Shtëpia juaj, prioriteti i SIGAL/ Të sigurosh “folenë familjare” nga zjarri dhe tërmeti për vetëm 5,000 Lekë në vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat