5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtëpia juaj, prioriteti i SIGAL/ Të sigurosh "folenë familjare" nga zjarri dhe...

Shtëpia juaj, prioriteti i SIGAL/ Të sigurosh “folenë familjare” nga zjarri dhe tërmeti për vetëm 5,000 Lekë në vit

Keni një shtëpi apo jeni në proces për blerjen e një të tille, Sigurimi i Shtëpisë është një term që do ta hasni gjatë rrugës.

Shtëpia që keni apo do të blini është aseti juaj më i çmuar që do të zotëroni ndonjëherë dhe Sigurimi i shtëpisë është jetik për mbrojtjen e pasurisë suaj.

Ne nuk mund të parandalojmë ngjarjet  e paritura që mund të na ndodhin por duke u siguruar ne kthejmë shtëpinë tonë në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Mbrojeni shtëpinë tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

–  Zjarrit

–  Rrufesë

–  Eksplozionit

–  Rënia e objekteve fluturuese

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

–  Tërmeti

–  Breshëri

–  Përmbytja

–  Stuhia, etj.

Çmimi? Duke filluar nga 5,000 Lekë në vit.

LEXO EDHE: 60 vjet Teatri “Skampa” në Elbasan/ Si u dogj dhe si u rindërtua falë sigurimit në SIGAL UNIQA

Nuk duhet të harroni që, SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson blerjen online të Sigurimit të Shtëpisë, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Hyni nga celulari apo laptopi në www.sigal.com.al  dhe në pak minuta Siguracioni i Shtëpisë vjen menjëherë tek ju.

Përse shqiptarët i besojnë SIGAL-it Sigurimin e Pronës

Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet.

SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka, qoftë edhe në miliarda.

Në 23 vite të ekzistencës së saj në treg SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme për banesat, për bizneset, për automjetet etj.

Kjo shumë kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve, të kompensimit financiar të mijëra të sëmurëve.

Një rast konkret i korrektësisë së SIGAL ndaj klientëve është edhe ai i biznesit në Durrës, në pronësi të shtetasit Jorgo Prifti.

“E nis ditën e punës duke menduar se gjithçka është në rregull, por në pak sekonda rrezikon që mundi i gjithë jetës tënde të shkojë dëm. Kështu ndodhi edhe me restorantin tim.

Një ditë të nxehte gushti, teksa restoranti ishte në punë e sipër, një zjarr i rënë si pasojë e një shkëndije elektrike për pak rrezikoi të gjithë biznesin. Shyqyr Zotit, biznesi ishte i siguruar pranë SIGAL UNIQA, kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri. Dhe shuma e siguracionit ishte me të vërtetë e papërfillshme në krahasim me vlerën që ka biznesi im; vetëm 300 euro.

Pas zjarrit bëra një kërkesë për dëmshpërblim pranë SIGAL dhe në një kohë shumë të shpejtë përfitova një dëmshpërblim prej 30 mijë Eurosh. Kjo më ndihmoi të riktheja biznesin tim në gjendjen e mëparshme, ndërsa aktiviteti vijon normalisht edhe sot e kësaj dite.

Unë dua ti bëj thirrje kolegëve të mi biznesmenë, por jo vetëm, që të mos e lenë mundin dhe djersën e tyre në mëshirë të fatit”, do të shprehej z. Prifti.

Pa harruar edhe tërmetet e vitit 2019 ku për dëmet e shkaktuara çprej tyre SIGAL UNIQA pagoi mbi 16 milionë euro dhe ishte e gatshme të paguante më tepër nëse do të kishte më shumë prona të siguruara. Si dhe Teatrin “Skampa” në Elbasan e Kinema “Millenium” në Korçë, të cilat u shkrumbuan nga zjarri dhe u rikthyen në gjendjen e mëparshme falë kontratës së sigurimit me SIGAL.

Kjo sjellje korrekte dhe profesionale ka bërë që besimi i qytetarëve te SIGAL të jetë gjithmonë e në rritje çka faktohet edhe nga raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Ashtu si në produktet e tjera, edhe tek produktet e Sigurimit të Pronës, SIGAL UNIQA vijon të udhëheqë tregun.

LEXO EDHE: Inovacion, produkte unike dhe lider në trajtimin e dëmeve/ Pse SIGAL mbetet kompania nr.1 e Sigurimeve

Sipas AMF, në periudhën janar-gusht 2022, në Sigurimin Zjarri, Forcat e Natyres dhe Dëmtimet e tjera në Pronë, SIGAL udhëheq tregun me mbi 50% dhe me një diferencë të theksuar me kompanitë e tjera që operojnë në treg.

Gjërat ndodhin, ki mendjen. Asgjë nuk është e sigurt, përveç sigurimeve.

Merr një ofertë tani:

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat