12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTemperatura tipike dimri/ Meteorologu zbulon “surprizat” e fundjavës

Temperatura tipike dimri/ Meteorologu zbulon “surprizat” e fundjavës

Kjo fundjavë do të paraqitet me mot të paqëndrueshëm: E shtuna do të sjellë reshje shiu që do ja lënë vendin kthjellimeve gjatë së dielës.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se pritet që temperaturat të pësojnë ulje gjatë kësaj fundjave.

“Orët e pasdites dhe mbrëmja kryesisht do të sjellë zhvillim të vranësirave në zonat veriore, duke krijuar mundësira për rrebeshe të izoluara shiu, por parashikohet që mbrëmja e vonë dhe mëngjesi i ditës së shtunë të sjellin zhvillim të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që reshjet e shiut të jenë prezente jo vetëm në zonat veriore, por në të gjithë territorin pritet që t’i kemi prezente reshjet e shiut.

Përsa i përket orëve të pasdites të së shtunës, do të kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, si fillim në zonat veriore dhe më pas gjatë mbrëmjes pritet që edhe zonat qëndrore të kalojnë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ndërsa zonat jugore dhe juglindore do të mbeten nën ndikimin e reshjeve të shiut dhe të dëborës, të cilat do të vijojnë të jenë prezente deri në orët e mëngjesit të ditës së dielë. 

LEXO EDHE: Moti bën kthesën në fundjavë/ Me KASKO dhe “AutoSOS”, makina juaj e mbrojtur në Shqipëri dhe Europë

Por, kjo fundjavë do të sjellë dhe rënien e temperaturave të ajrit. Edhe pse maksimumet do të regjistrohen deri në 18 gradë Celsius ditën e sotme, pritet që fundjava të sjellë një rënie të menjëhershme me disa gradë Celsius, duke bërë që vlerat minimale të jenë më të ndjeshme rënia e tyre gjatë ditës së dielë, duke regjistruar në minus 4 apo minus 5 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet do t’i kemi jo më shumë se 10 apo 11 gradë Celsius, duke bërë që të jetë një ditë e ftohtë, tipike dimri”.

LEXO EDHE: Mjetet e ngrohjes dhe gatimit, rrezik i shtuar në dimër/ Sigurimi i Pronës, mbrojtje për financat tuaja

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat