12.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i keq shkakton problematika/ Rënia e gurëve, inerteve dhe dherave bllokojnë...

Moti i keq shkakton problematika/ Rënia e gurëve, inerteve dhe dherave bllokojnë disa akse rrugore

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë ka shkaktuar problematika në rrugët në vend.

Në qarkun Kukës, të gjitha rrugët nacionale kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave, si dhe dalje të ujërave në rrugë.

Problematika më të theksuara kanë qenë në akset Kukës-Shishtavec, B.Curri-Valbonë, Dushaj- Lekbibaj dhe Sopot-Kam Tropojë.

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, duke bërë të mundur që rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Ndërsa në bashkinë Tropojë, ka patur prurje të mëdha të përrenjve dhe lumenjve të cilat kanë vërshuar në rrugë, objekte dhe tokave bujqësore. Probleme janë konstatuar tek rezervuari në fshatin Zherkë njësia administrative Bytyq.

Edhe në akset Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur rënie inertesh dhe gurësh. Po ashtu, rrëshqitje gurësh ka patur edhe në rrugët e Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Problematika janë konstatuar edhe në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ndërsa rrëshqitje masive të dheut dhe gurëve ka pasur në Murrash.

Mësohet se nga shembja e shumtë e gurëve është këputur rrjeta mbajtëse.

LEXO EDHE: Reshjet e dendura në Mashkullorë, bllokohen në borë dy fuoristrada/ Pse nevojitet Asistenca Rrugore “Autosos”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat