13.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTemperatura të ulta, shi dhe reshje bore në disa zona/ Si do...

Temperatura të ulta, shi dhe reshje bore në disa zona/ Si do jetë moti në fundjavë

Kjo fundjavë do të jetë e paqëndrueshme.

Meteorologu Hakil Osmani thekson se e shtuna do të jetë me shi në të gjithë territorin, ku pritet që të ketë problematika në disa nga qarqet kryesore të vendit.

Temperaturat e ulëta do të sjellin edhe reshje bore në disa zona.

Pritet të kemi fundjavë të paqëndrueshme dhe rënie të temperaturave të ajrit. Mesdita e sotme pritet që të sjellë reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar, herë pas here në formë rebeshesh, dhe më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore dhe në zonat veri-perëndimore të territorit. Në orët e mbrëmjes do të jenë prezente rrebeshet e shiut, të cilat do të jenë deri në pasditen e së shtunës. Më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veri-perëndimore, ku priten problematika në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Vlora dhe Saranda.

Priten dhe përmbytje lokale. Nëse flasim për temperaturat, gjatë së shtunës të kemi rënie të ndjeshme të tyre, me maksimumet të zbresin rreth vlerës 18 gradë celcius. Dita e diel, do të sjellë përmirësim të kushteve të motit, ndërprerje të reshjeve në një pjesë të mirë të vendit. Do të ketë rënie temperaturash në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale në zonat malore, kryesisht në veri lindje të shkojnë në 3 gradë ndërsa në Ultësirën Perëndimore, në orët e mesditës do të kemi temperatura edhe 19 gradë celcius.

Temperaturat e ulëta do të bëjnë që në orët e para të mëngjesit, në zonat malore, kryesisht në veri lindje, të kemi edhe shfaqje të flokëve të dëborës. Parametri i erës do të jetë problematik, me një shpejtësi edhe në 65 apo 70 km për orë në det të hapur, duke bërë që të kemi një det të trazuar”, u shpreh meteorologu.

LEXO EDHE: “Stina e përmbytjeve”/ Top News: Sigurimi i Pronës dhe KASKO nga SIGAL UNIQA, varkat e vetme të shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat