18.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJe inxhinier mekanik? Mundësi e artë punësimi në një prej kompanive lider...

Je inxhinier mekanik? Mundësi e artë punësimi në një prej kompanive lider në Shqipëri

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe që ushtron aktivitetin e saj edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, shpall 5 vende të lira pune për: Inxhinier Mekanik

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Përpunon dosjen e dëmit që në momentin që e merr për trajtim
  • Kryen akt-ekspertizen, si edhe foto të mjetit të dëmtuar.
  • Përgatit  akt-vlerësimin e dëmit bazuar ne manualet, katalogët e riparimit të mjeteve si dhe klasifikimin e mjeteve ne tre kategori.
  • Njofton klientin për vlerën e dëmit
  • Ndjek  riparimin e mjetit  në servis.
  • Hedh në program të gjithë procesin e punës për trajtimin e dëmit të dosjes

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
  • Të ketë dy vjet eksperiencë pune në trajtimin e dëmeve.
  • Të jetë njohës i mjeteve motorike dhe Kodit Rrugor.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.

Të interesuarit, brenda datës 24.11.2023, të dorëzojnë CV në adresat

E-mail: [email protected]

Fizikisht në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë.

Për çdo pyetje mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat