13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTemperatura deri në -17 gradë/ ARRSH apel shoferëve: Ngadalësoni shpejtësinë! Pajisuni me...

Temperatura deri në -17 gradë/ ARRSH apel shoferëve: Ngadalësoni shpejtësinë! Pajisuni me zinxhirë

Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Ndërkohë ARRSH njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin”, njofton ARRSH.

Lexo edheI ftohti polar vjen në Shqipëri, “mbuloni” makinën tuaj me KASKO

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat