11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetI ftohti polar vjen në Shqipëri, "mbuloni" makinën tuaj me KASKO

I ftohti polar vjen në Shqipëri, “mbuloni” makinën tuaj me KASKO

Shqipëria duhet të përgatitet për ditë shumë të ftohta në ditët e ardhshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme.

Duke nisur nga e shtuna temperaturat në të gjithë vendin do të jenë në minus gradë, madje në ditë dhe zona të caktuara mund të arrijnë edhe deri në -17 dhe -18 gradë celcius.

“Ju këshillojmë që gjatë ditëve me ngrica lëvizjet tuaja të jenë të kujdesshme!”, shprehen nga SHMU. 

Lexo edhe: Temperatura deri në -17 gradë, Ministria e Arsimit mbyll shkollat javën tjetër

Si të mbroni automjetin tuaj

Ngricat në rrugë dhe besimi i tepërt në aftësitë tuaja të drejtimit gjatë dimrit mund të kontribuojnë në aksidente automobilistike.

Nëse humbni kontrollin e automjetit tuaj dhe i shkaktoni dëme ose lëndime dikujt tjetër, sigurimi i makinës që ju kërkon polici në rrugë (TPL) mbulon vetëm koston materiale dhe mjekësore të personave që ndodhen në makinën me të cilin ju jeni përplasur, por jo kostot tuaja.

Për këtë arsye, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria ofron SIGURACIONIN KASKO, i cili siguron automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar, jeni apo jo ju fajtori.

Mbulimet:

  • Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

  • Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

  • Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

  • Jashtë territorit të Shqipërisë:

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Këtu përfshihen vendet anëtare të EU si dhe Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, Turqi, Rusi…

Por sa serioze dhe korrekte një kompani sigurimi kuptohet nga dëmet që paguan dhe SIGAL UNIQA Group Austria është krenare të thotë se është lidere në këtë drejtim.

Gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA, vetëm për SIGURIMIN KASKO ka paguar mbi 176 milionë Lekë dëme.

Ndërsa riparime në servise të specializuara janë paguar rreth 120 milionë Lekë.

Me Sigurimin KASKO nga SIGAL UNIQA, makina juaj është e sigurt në çdo rrethanë. 

Për më shumë informacion:

https://sigal.com.al/merr-cmim      

WhatsApp: 068 60 62 829

e-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat