6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Të shkruajm' gjuhën tënë, Kombinë ta ndritojmë"/ 177-vjet nga lindja e poetit...

“Të shkruajm’ gjuhën tënë, Kombinë ta ndritojmë”/ 177-vjet nga lindja e poetit të madh Naim Frashëri

177 vite më parë erdhi në jetë poeti i madh Naim Frashëri.

Ai indi në Frashër të Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane.

Naim Frashëri, poet dhe shkrimtar shqiptar, ishte një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dhe i pagëzuar për poezitë e tij si “Bilbil i Gjuhës Shqipe”.

Vepra poetike e Naimit, vuri bazat e letërsisë kombëtare, dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Ai i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare, dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve, përmes vargjeve.

Një prej veprave të tij, “Përralla“, tashmë keni mundësinë edhe ta dëgjoni në “SIGAL Audiobooks”, platforma e parë dhe e vetme audio e librit në shqip.

Te “SIGAL Audiobooks” e gjejnë veten duke filluar që nga fëmijët e moshave të vogla, duke dëgjuar përrallat e tyre të preferuara, fëmijët pak më të rritur me librat shkollorë apo libra artistikë që u përshtaten moshës së tyre dhe deri tek të rriturit, që mund të dëgjojnë romane, histori, kulturë, e plot libra interesantë dhe me vlera të mëdha.

Librat vijnë tek ju nëpërmjet zërave të njohur të personazheve që kanë shumë vite eksperiencë në gazetari dhe jetën publike, dhe me profesionalizmin dhe zërin e tyre unik përcjellin tek çdo dëgjues librat më të mirë të epokës moderne, si dhe të historisë e kulturës së vjetër mesjetare e të Rilindjes.

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe ta marrë librarinë me vete.

Nuk ka mëkat më të madh për një komb, kur i copëtohet gjuha. Gjuha shqipe është tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë e sa më bukur.

Siç thotë edhe vetë Naim Frashëri:

“Të shkruajm’ gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç’është e ç’ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.

pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur’edh’e lirë,
Si gjuhë Perëndie”.

LEXO EDHE: “Gjuha Shqipe në rrezik”/ Si i vjen në ndihmë “SIGAL Audiobooks” shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat