21.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Të merren masa"/ Rrebeshe shiu dhe dëborë, ja qarqet më të prekura

“Të merren masa”/ Rrebeshe shiu dhe dëborë, ja qarqet më të prekura

Pas ditëve me diell, edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta, vendi pritet të përfshihet në orët në vijim nga moti i paqëndrueshëm.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën thirrje që të merren masa teksa, referuar parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, bën me dije se priten reshje deri në intensive.

Në një postim në Facebook, Agjencia e Mbrojtjes Civile shkruan se në qarqet Kukës, Dibër, dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në Shkodër dhe në Lezhë, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

“Në qarkun Durrës priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në qarqet Shkodër dhe Lezhë reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.
Në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.

 

Po ashtu, në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore”.

LEXO EDHE: “Stina e përmbytjeve dhe stuhive”/ Sigurimi i Pronës dhe KASKO, mënyra më e mirë për ti rikthyer diellin jetës suaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat