18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDetaje nga aksidenti i trefishtë në Fushë Krujë-Vorë/ Parakalimi i gabuar i...

Detaje nga aksidenti i trefishtë në Fushë Krujë-Vorë/ Parakalimi i gabuar i kushtoi jetën 32-vjeçarit, zbulohet identiteti i viktimës

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e trefishtë të ndodhur këtë mëngjes në aksin Fushë Krujë-Vorë.

Sipas Top-Channel, shkak për aksidentin dyshohet se është parakalimi i gabuar i kryer nga një mjet tip “Skoda” i drejtuar nga një qytetar nga Kosova, i identifikuar si Gëzim Rizani 32 vjeç.

Ai ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin, i drejtuar nga Agur Rezuli, i cili lëvizte nga Vora drejt Fushë-Krujës.

Pas kësaj përplasjeje mjeti tip “Skoda” u përplas dhe me një “Benz” që lëvizte nga Fushë-Kruja drejt Vorës.

Si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i mjetit me targa të Kosovës Gezim Rizani, rreth 32 vjeç, ndërsa kanë pësuar dëmtime tre pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy drejtuesit e mjeteve janë testuar dhe kanë rezultuar me 0% alkool.

LEXO EDHE: Si duhet të veproni për tu dëmshpëblyer në rast dëmi për Siguracionin e Detyrueshëm të Makinës brenda Shqipërisë (TPL)?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat