13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSulmet kibernetike shkaktojnë dëme kolosale, aktuarët thirrje bizneseve: Bashkëpunojmë për të qenë...

Sulmet kibernetike shkaktojnë dëme kolosale, aktuarët thirrje bizneseve: Bashkëpunojmë për të qenë të sigurt

Instituti i Aktuarëve i ka bërë thirrje dje qeverisë, bizneseve dhe siguruesve në Australi që të bashkëpunojnë me qëllim për të adresuar hendeqet e rëndësishme në sigurime kundër sulmeve kibernetike, të cilat tashmë i kanë kushtuar ekonomisë australiane miliarda dollarë.

 

Aktuarët kanë analizuar vulnerabilitetin e organizatave, nga SME-të (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) tek korporatat e mëdha, dhe rolin e sigurimit kibernetik në vendosjen e standardeve më të mira të praktikës për të marrë veten pas sumeve kibernetike si pjesë e kuadrit për menaxhimin e risqeve.

 

Në vlerësimin e tyre për humbjet ekonomike, dokumenti i Aktuarëve vë re se, vetëm 20% e SME-ve kanë sigurim kibernetik krahasuar me 35% deri në 70% të oragnizatave më të mëdha. Në vitin 2021, 75% e sulmeve kibernetike ishin mbi kompanitë me më pak se 1,000 njerëz.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat