14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Roskovec, autobusi përplas për vdekje 80-vjeçarin që po lëvizte me...

Aksident në Roskovec, autobusi përplas për vdekje 80-vjeçarin që po lëvizte me motor

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një problematikë për Shqipërinë.

Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.

Fatmirësisht nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

Ngjarje të tilla tregojnë edhe një herë se Siguracioni “TPL”, që shumëkush e quan taksë, është mbrojtje financiare për çdo përdorues të mjeteve motorike.

LEXO EDHE: Aksidentet/ Ponari apel qytetarëve: Drejtohuni kompanive të sigurimeve, duke u drejtuar avokatëve humbisni kohë dhe para

ÇFARË DO TË THOTË SHKURTESA MTPL?

MTPL do të thotë Përgjegjësia Civile e Pronarit/përdoruesit të Mjetit Motorike për dëmët e shkaktuara palëve të treta dhe i korrespondon kontratës së sigurimit të detyrueshëm në Shqipëri për qarkullimin e mjetit motorrik.

Kjo marrëdhënie juridike rregullohet nga ligji nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

ÇFARË MBULON SIGURIMI I DETYRUESHËM I MJETIT MOTORIK?

Sigurimi i detyrueshem i mjetit motorrik mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës. Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rruge, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).

Është e rëndësishme te kuptoni se sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë nuk mbulon dëmët e mallrave të cilat i ka marrë përsiper ti transportoje drejtuesi i mjetit shkaktar të aksidentit dhe që ndodhen në mjet në momentin e aksidentit.

A ËSHTË E NDALUAR TË QARKULLOJMË PA QENË TË SIGURUAR?

Mjetet motorike nuk mund të qarkullojnë në rrugë dhe vende publike, pa qenë të siguruara sipas normave të dispozitave në fuqi për përgjegjësinë civile ndaj të tretëve.

Cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë si dhe është i detyruar të paguajë të gjithë dëmet e shkaktuara gjatë përdorimit te mjetit motorrik.

ÇFARË NUK MBULON KONTRATA E SIGURIMIT TË DETYRUESHËM MTPL?

Përjashtohen nga mbulimi ne sigurim dhe nuk kanë të drejtën e dëmshpërblimit drejtuesi i mjetit shkaktar i aksidentit për dëmet fizike dhe materiale ka pësuar ai nga aksidenti (neni 22 i ligjit nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”).

Të dëmtuarit përveç drejtuesit të mjetit shkaktar quhen të dëmtuar “palë të tretë” dhe mund të klasifikohen “palë të tretë të transportuar” (pasagjerët) dhe “palë të treta të patransportuar”. Vlera e dëmit mund të reduktohet nëse pala e tretë e dëmtuar provohet se është sjellë në një mënyrë që ka kontribuar në përkeqësimin e dëmit të pësuar.

NËSE NË NJË AKSIDENT KA DISA TË DËMTUAR, A MBULOHET DHE VETË I SIGURUARI?

Çdo i dëmtuar, përveç drejtuesit të mjetit shkaktar, mbulohet, dhe këtu futet dhe vetë i siguruari (pronari i mjetit) nësë ai është pasagjer dhe mjafton mos të ketë përgjegjësi në shkaktimin e aksidentit.

Po ashtu nuk mbulohen dhe të dëmtuarit që janë dëmtuar për shkak të përdorimit të një mjeti në ngjarje sportive në rrugë apo pjesë rrugësh, të palejuara për drejtim të mjetit, për arritjen e shpejtësive mesatarisht të larta ose për t’u stërvitur për gara; (neni 22 i ligjit nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”).

NË CILAT RASTE KONTRATA E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM MTPL NUK MBULON TË SIGURUARIN?

Kur dëmi është shkaktuar nga një drejtues i paautorizuar i mjetit motorrik ky drejtues nuk eshtë i mbuluar nga kontrata e sigurimit për dëmët që ai shkakton të tretëve. Kjo i jep të drejtën shoqërisë të sigurimit pasi ka paguar dëmin ndaj palës të trëtë të dëmtuar ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar plus interesa e shpenzime.

E njëjta gjë ndodh, kur drejtuesi i mjetit drejton mjetin nën ndikimin e alkolit, lëndëve narkotike apo psikoaktive, në momentin e aksidentit, ka qenë pa leje drejtimi (patentë), e perdor mjetin jo sipas destinacionit të tij, e shkakton dëmin qëllimisht, aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.

Kujdes, humbja e të drejtave që rrjedhin nga kontrata e sigurimi MTPL kundrejt të siguruarit, nuk kufizon të drejtat e palëve të treta të dëmtuara për të paraqitur kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës.

NËSE PËSON DEMTIME AKSIDENTALE NGA NJË MJET I PASIGURUAR PËRFITON DËMSHPËRBLIM?

Nëse demtoheni nga nje drejtues mjeti motorrik i pasiguruar me kontratën e sigurimit të detyrueshëm, ju perfitoni demshperblim nga Fondi i Kompensimit.

Fondi i kompensimit ka për qëllim pagesën e dëmeve ndaj pronës dhe ndaj personit, të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë për:

a) dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të pasiguruara dhe dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të paidentifikuara, përjashtuar rastet për të cilat i dëmtuari dëmshpërblehet drejtpërdrejt nga shoqëria e sigurimit;

b) pagesën e dëmshpërblimit ndaj pasagjerit në rastet kur pronari i një mjeti motorik në transportin publik nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve;

c) rastet e likuidimit apo falimentimit të shoqërisë së sigurimit.

CILAT JANË RASTET KUR DËMTOHEMI NGA NJË DREJTUES MJETI I PASIGURUAR DHE DËMSHPERBLEHEMI DREJTPËRDREJT NGA SHOQËRIA E SIGURIMIT?

Shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionet e entit kompensues si sigurues i drejtpërdrejtë i palës së tretë të dëmtuar për trajtimin dhe pagesën e dëmeve ndaj pronës apo ndaj personit të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë për:

a) dëmet ndaj pronës dhe/ose personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i pasiguruar, si dhe/ose personave që ndodhen në mjetin motorik të pasiguruar;

b) dëme ndaj personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i paidentifikuar.

KUJT DUHET TI DREJTOHEMI ME KËRKESË PËR DËMSHPËRBLIM NË RAST AKSIDENTI?

Pala e dëmtuar ka të drejtë që të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës i pronarit të mjetit shkaktar aksidenti. Kërkesa për dëmshpërblim mund të paraqitet me shkrim ose në rrugë elektronike.Kërkesa për dëmshpërblim përfshin dëmshpërblimin e dëmeve ndaj pronës dhe/ose ndaj personit sipas kontratës së sigurimit.

Siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë çdo kërkesë për dëmshpërblim brenda afateve të mëposhtme:

a) për dëme ndaj personit brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim;

b) për dëme ndaj pronës brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim

A KEMI DETYRIM PËR TA MBAJTUR GJITHMONË ME VETE POLICËN E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM?

Pronari/përdoruesi i mjetit të transportit gjatë përdorimit të tij është i detyruar të mbajë me vete policën e sigurimit ose ndonjë provë tjetër të lidhjes së kontratës së sigurimit të detyrueshëm, si dhe Raportin Europian të Aksidenteve.

Jeta na përball shpeshherë me ngjarje të papritura dhe surpriza të hidhura ndaj të qënurit në çdo kohë i siguruar është zgjidhja më e mirë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat