19.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia "Ciaran"/ Humbjet e siguruara mund të variojnë nga 800 milionë deri...

Stuhia “Ciaran”/ Humbjet e siguruara mund të variojnë nga 800 milionë deri në 1.3 miliard euro

Humbjet e siguruara nga kompanitë e sigurimeve për shkak të stuhisë “Ciaran”, që goditi disa vende të Evropës, përfshirë edhe Shqipërinë, mund të shkojnë midis 800 milionë dhe 1.3 miliardë euro.

Pjesa më e madhe e dëmeve pritet të jenë në Francë, shkruan “Xprimm”.

Vlerësimet e modeluara të humbjeve të siguruara të ‘Verisk’ përfshijnë dëme fizike të siguruara nga era në pronë (rezidenciale, tregtare, industriale, bujqësore dhe motorike, duke përfshirë strukturat dhe përmbajtjen e tyre, ndërprerjen e biznesit etj.

LEXO EDHE: Xprimm: Ndikimi i stuhisë “Ciaran” tregoi dhe një herë mbulimin e ulët të sigurimit të banesave në Shqipëri

Me erëra të forta, shi të dendur dhe përmbytje, stuhia Ciarán shkaktoi dëme të mëdha në disa vende evropiane.

Më shumë se 300 shkolla u mbyllën në Britaninë e Madhe. Stuhia shkaktoi kaos edhe në Francë, e nuk ka kursyer as Italinë fqinje.

Rajonet qendrore e veriore të të Italisë u goditën nga stuhia, kryesisht në Toskanë ku të paktën 7 persona humbën jetën.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat