10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Fortune 500 Europë": Top 10 kompanitë më të mëdha në kontinent

“Fortune 500 Europë”: Top 10 kompanitë më të mëdha në kontinent

Fortune 500” ka publikuar edicionin e tij të parë europian, duke renditur kompanitë më të mëdha, sipas sasisë së parave që grumbullojnë.

Renditja përfshin kompani nga 24 vende të ndryshme të rajonit, përfshirë Rusinë.

Të ardhurat totale për të gjithë “Fortune 500 Europe” janë 13.02 trilionë euro. ekuivalente me 3.5 herë GDP-në e Gjermanisë.

Pavarësisht raporteve të fundit për ekonominë e saj të prapambetur, Gjermania është ende fuqia më e madhe e Europës kur bëhet fjalë për kompanitë fitimprurëse: 80 firma gjermane janë në listë, me “Volkswagen” dhe “Uniper” që rënditen në Top 3.

Gjithashtu vlen të përmendet Gazprom i Rusisë, i cili pavarësisht se po lufton me një breshëri sanksionesh perëndimore për shkak të luftës së Moskës kundër Ukrainës, ende renditet në mesin e 10 lojtarëve më të mëdhenj në Europë, në vendin e tetë.

Gjigandi britanik i energjisë “Shell” rezulton biznesi më i madh i Europës me të ardhura vjetore prej 381 milionë dollarë (355.8 milionë euro) në 2022.

Kompani të tjera energjetike që vlerësohen janë “TotalEnergies” e Francës (4), “BP” e Mbretërisë së Bashkuar (6) dhe “Electricité de France” që përmbyllin Top 10 kompanitë në kontinent.

Top 10 e “Fortune 500 Europe 2023”:

  1. Shell (Mbretëri e Bashkuar)
  2. Volkswagen (Gjermani)
  3. Uniper (Gjermani)
  4. TotalEnergies (Francë)
  5. Glencore (Zvicër)
  6. BP (Mbretëri e Bashkuar)
  7. Stellantis (Holandë)
  8. Gazprom (Rusi)
  9. Mercedes-Benz Group (Gjermani)
  10. Electricité de France (Francë)

Sektori bankar dhe financiar nga ana tjetër, i penguar nga një treg i vakët i bashkimeve dhe blerjeve, shfaqet më poshtë në listë me Banco Santander të Spanjës në vendin e 21-të, BNP Paribas të Francës në vendin e 27-të dhe HSBC Holdings të Mbretërisë së Bashkuar në vendin e 28-të.

Pavarësisht se shfaqen më poshtë në renditje, kompanitë financiare janë ende më të përhapurat, me 84 të përfshira në listë.

Përveç sektorit energjetik dhe financiar, firmat nga sektorët e materialeve të ndërtimit (30), të ushqimit dhe pijeve (27) dhe të shitjes me pakicë (25) renditen gjithashtu në mesin e 500 kompanive më të mëdha në Europë.

Pas Gjermanisë, Britania e Madhe është vendi më i përfaqësuar në listën e Fortune 500, me 76 kompani që shfaqen në renditje, që përbëjnë më shumë se 2 milionë dollarë (1.87 milionë euro), që është më shumë se 15% e të ardhurave totale të listës.

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania ndiqen nga Franca: 71 kompani franceze bëjnë listën, ndërsa Holanda ofron 37 dhe Zvicra 36.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat