2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi“Solidariteti është më i fortë se ndarja”, UNIQA vijon mbështetjen ndaj ukrainasve

“Solidariteti është më i fortë se ndarja”, UNIQA vijon mbështetjen ndaj ukrainasve

UNIQA Group Austria ka treguar edhe njëherë mbështetjen ndaj punonjësve të saj dhe qytetarëve që ndodhen në Ukrainë.

Me anë të një statusi të publikuar së fundmi, UNIQA tregon se përgjatë muajve të fundit që Ukraina është përballur me agresionin rus, ndihmat dhe mbështetjet financiare ndaj tyre kanë arritur deri në 5 milionë euro.

Gjithçka filloi me punonjësit tanë në UNIQA nga e gjithë Evropa.

Ata u ngritën menjëherë për të ndihmuar kolegët tanë ukrainas, të cilëve iu desh të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke filluar aktivitetet tona mbështetëse humanitare, të cilat tashmë po zgjasin prej disa muajsh. Përveç ndihmës direkte dhe personale, ne ia dolëm të ofronim mbështetje financiare dhe mjekësore, të cilat kanë arritur një vlerë prej 5 milionë euro.

Të gjitha këto aktivitete tregojnë se solidariteti është më i fortë se ndarja.

Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe ne duam të falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë rrugës!”, shkruhet në postim.

Pak kohë më parë Haus Damaris (Shtëpia Damaris ) në Vjenë, një projekt i përbashkët i Karitasit Austriak dhe UNIQA Insurance Group u kthye në një vendstrehim për refugjatët ukrainas, me ambiente modern dhe të përshtatshme për një jetesë normale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat