25.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë QKUK mungojnë ilaçet, 2.500 euro borxh për një ilaç kundër kancerit/...

Në QKUK mungojnë ilaçet, 2.500 euro borxh për një ilaç kundër kancerit/ Ja çfarë ofron SIGAL Kosova

Ilaçi i imunoterapisë Keytruda – Pembrolizumab, i cili shërben për trajtimin e disa llojeve të tumoreve, ka më shumë se një muaj që mungon në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pjetër Zeqiri, rreth 60 vjeç, përdor këtë ilaç së paku një herë në muaj për trajtimin e tumorit të lëkurës.

Qe dy muaj më së paku, kjo terapi nuk është në Onkologji”, thotë ai për REL.

Zeqiri, i cili vjen nga Komuna e Klinës dhe shërben si pjesëtar i Policisë së Kosovës, thotë se i është dashur të marrë para borxh për ta siguruar privatisht ilaçin.

Sa kam hequr nëpër Turqi që ta gjej këtë ilaç. E kam blerë 2.565 euro”, tregon ai.

Doza prej 200 miligramësh, Zeqiri thotë se i duhet vetëm për një përdorim.

Më 24 të këtij muaji e kam sërish datën kur duhet ta marr dozën tjetër. Nuk e di se si do t’ia bëj”, thotë Zeqiri, duke shtuar se nëse nuk e merr dozën me kohë, do të ketë pasoja në shëndet.

Aktualisht, sipas tij, janë rreth 30 pacientë në QKUK, të cilët kanë nevojë për këtë terapi.

Që nga paslufta në Kosovë, spitalet publike nuk kanë arritur asnjëherë ta përmbushin 100 për qind listën esenciale – kryesisht për shkak të mungesës së mjeteve. Për rrjedhojë, ka pasur vazhdimisht mungesë të barnave dhe pacientët janë detyruar që gjatë trajtimit t’i blejnë vetë ato.

Edhe medikamenti Hercept HER2+, i cili përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit, gjithashtu mungon. Për pasojë, pacientët përpiqen ta sigurojnë vetë, pavarësisht kostos.

Sipas shifrave zyrtare, në 9-mujorin e këtij viti janë identifikuar më shumë se 1.120 raste të reja me tumor në Kosovë. Vetëm brenda një dite, në Klinikën e Onkologjisë marrin shërbim rreth 250 pacientë.

PAVARËSIA DHE MBROJTJA QË OFROJNË SIGURACIONET

Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar shëndetin dhe për çdo paraqitet menjëherë atje pa patur nevojë të kërkojë diku borxh, të marrë kredi në bankë apo të interesohet se kush është ministri apo drejtori…

Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj dhe atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar.

Edhe ne, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Kosovë, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e Amerikë sepse kontratat e sigurimit janë të njëjta.

Por ndryshimi është se ata e kanë kulturën e sigurimeve dhe nuk mund ta mendojnë dot jetën e tyre pa një sigurim shëndeti.

Sot në tregun e sigurimeve në Kosovë janë mijëra persona që marrin produkte shëndetësore drejtpërdrejt nga një skemë private, e cila funksionon mjaft mirë me shërbime shëndetësore brenda dhe jashtë vendit.

Sigurimi Privat i Shëndetit, ofruar nga SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë, mbulon shpenzimet e mjekimit të kujdesit parandalues (vizita mjekësore, analiza, skane magnetike), shpenzimet mjekësore për trajtimin e semundjeve, kujdesi gjatë shtatzanisë dhe lindja, brenda dhe jashtë Kosovës.

Primet vjetore të sigurimit variojnë nga 100€-1,500€/vit për person, në varësi të paketës dhe mbulimeve që ju zgjidhni.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a, themeluar në Tiranë më 22 shkurt 1999.

Sot, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova është kompania më e madhe e sigurimeve në Kosovë dhe zotëron mesatarisht 11.63% të volumit të përgjithshëm të primeve.

SIGAL UNIQA  Group AUSTRIA” është  kompania e më e madhe e sigurimeve  në Shqipëri  nën strukturën e së cilës ushtrojnë aktivitetin e tyre sigurues 8 kompani të suksesshme sigurimi:

SIGAL UNIQA (Shqipëri, Jo-Jetë), SIGAL Life UNIQA (Shqipëri, Jetë), SIGAL UNIQA Kosova (Kosovë, Jo-jetë),  SIGAL Life UNIQA Kosova (Kosovë, Jetë), UNIQA a.d Shkup (Maqedoni, Jo-jetë), UNIQA Life a.d (Maqedoni, Jetë), SIGAL Risigurime dhe Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL.

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve me gjithsej 48 produkte, duke numëruar deri në fund të vitit 2021 1975 punonjës e agjentë në mbi 1135 zyra dhe shtrirje në tre shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, me standarte tërësisht evropiane.

Në moton “Jetojmë më mirë së bashku” dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group”, mbi 1 milion klientë, vazhdojnë ti besojnë kësaj “SIGAL UNIQA Group Austria”-s jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin.

Keni Pyetje?

Kontaktoni në:

Tel: +383 (0) 38 240 241

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat