11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSociologu ngre alarmin: Jemi vendi që po plaket më shpejt

Sociologu ngre alarmin: Jemi vendi që po plaket më shpejt

Sociologu Gëzim Tushi deklaroi se Shqipëria është ndër vendet me ritmet më të larta të plakjes së popullsisë në Evropë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Tushi u shpreh se problemi është biologjik, por edhe social.

Sipas tij, nëse vazhdohet kështu, do të jemi të detyruar që ta marrim brezin e ri nga jashtë vendit.

“Ritmet e plakjes së popullsisë shqiptare janë jashtëzakonisht të larta, më lejoni ta theksoj. Ne akoma nuk jemi vendi më i plakur i Evropës, kemi moshën mesatare 37-38-vjeç. Është Franca dhe Gjermania, mbi 42 vjeç, por jemi ndër vendet që kemi ritmet më të larta të plakjes së popullsisë në Evropë. Jemi ne, janë republikat baltike, Portugalia, që kanë ritme shumë të larta.

Ne po plakemi me shpejtësi, do të thotë që numri i lindjeve po bie, jetëgjatësia e të moshuarve po vazhdon të shtohet dhe do kemi këto probleme. Problemi është biologjik dhe social. Ka prognoza të frikshme, fakti që jemi rrudhur, që kanë ikur të moshës riprodhuese. Po vazhduam kështu, do jemi të detyruar që ta importojmë brezin e ri nga jashtë”, theksoi ai.

LEXO EDHEKriza e pensioneve/ Plakja e popullsisë e emigrimi ul numrin e kontribuesve, ndryshimet që nevojiten

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat