13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Sjellin ngjarje ekstreme"/ Ekspertët: Shqipëria në rrezik nga ndryshimet e klimës

“Sjellin ngjarje ekstreme”/ Ekspertët: Shqipëria në rrezik nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po ndikojnë përherë e më shumë mbi natyrën dhe jetën e Shqipërisë edhe pse vetëm 28 mijë kilometra katrorë. Madje vendi ynë klasifikohet si një ndër vendet më të rrezikuara nga fenomenet ekstreme të ndryshimeve të klimës.

“E cituar në raportet ndërkombëtare ashtu edhe në ato kombëtare, Shqipëria është vendi më i prekur në rajon përsa i përket ndryshimeve klimatike. Këto ndryshime klimatike sjellin ngjarjet ekstreme të motit të cilat ne i kemi vënë re dukshëm vitet e fundit”-u shpreh Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave.

LEXO EDHEBanka Botërore: Buxheti i Shqipërisë për fatkeqësitë natyrore, i pamjaftueshëm

Eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni tha për Klan News se parashikohen rritje të temperaturave dhe gjithë efekteve që rrjedhin prej tyre.

“Shira më intensivë në periudha më të shkurtra, thatësira më të zgjatura, temperatura më të larta, të gjitha këto që janë efektet globale janë prezente dhe në Shqipëri, padyshim. Në Shqipëri duhen marrë masa më shumë ndaj adaptimit të këtyre efekteve të ndryshimeve klimatike”, u shpreh Ferruni.

Instituti i Gjeoshkencave ka në total 130 stacione manuale dhe 30 stacione automatike të cilët bëjnë vëzhgimet në territorin e Shqipërisë.

Specialistja e IGJEO, Anira Gjoni thotë se ndryshimi i klimës ka sjellë dimër relativisht të shkurtër dhe më të butë, ndërsa vera zgjat më shumë dhe është e nxehtë dhe e thatë.

Po të ndalemi kryesisht në vitin e fundit, 2022-in, është shoqëruar me javë me reshje ekstreme, pra kemi pasur sasi të larta reshjesh në periudha të shkurtra. Ky është një nga efektet pra që vjen prej ndryshimeve klimatike. Gjithashtu po të vëmë re gjatë periudhës së nxehtë të verës, muaji Korrik është muaji më i nxehtë por gjatë vitit që lamë pas kemi pasur 3 valë të të nxehtit të cilat kanë sjellë temperature shumë të larta dhe kanë arritur në vlera 4.4 gradë më të lartë sesa norma mesatare. Po bashkohen stinët”.

Sipas ekspertëve rritja e temperaturave rrit ndjeshëm probabilitetin e ngjarjeve ekstreme, të cilat shoqëruan 2022 por pritet të shoqërojnë edhe 2023.

Java e parë e Janarit nis me anomali për muajin pasi nuk ka reshje dhe temperaturat ashtu si në javën e fundit të Dhjetorit do të vazhdojnë të jenë pothuajse në këto vlera termike. Dy javët e dyta pritet rënie e temperaturave shoqëruar me një sasi reshjesh, çka do të thotë se presim të kapim vlerat normale. Java e fundit e Janarit pritet të jetë sërish me anomali”.

Por për ekspertin e mjedisit, Lavdosh Ferruni kjo do të sjell dëme shumë të mëdha në sektorin e bujqësisë.

LEXO EDHE: Në Shqipëri, bujqësia e blegtoria nën mëshirën e motit/ Stuhitë dëmtojnë serat, dëme të pariparueshme në Fier e Berat

Efektet e ndryshimeve klimatike kanë rritur numrin dhe dendësinë e zjarreve në Shqipëri.

“5 vitet e fundit ka ndryshuar dhe periudha në të cilën ne përballeshim me zjarret në pyje. Nëse para 10 vitesh periudha e zjarreve në pyje fillonte në Qershor me ngrohjen e temperaturave dhe përfundonte në fund të Shtatorit. Në vitet që jemi kjo periudhë fillon që në fund të Prillit dhe përfundon në Nëntor”.

Ekspertët thonë se Shqipëria ka nevojë urgjente për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura dhe mbrojtjen e hapësirave pyjore ekzistuese nga zjarret. Pyllëzimi mbronë tokën nga gërryerjet masive të dherave.

“Ne kemi vit për vit përmbytje, kjo është padyshim prej ndryshimeve klimatike por edhe çështje e sjelljes dhe menaxhimit që i bëjmë ne. Një arsye shumë e rëndësishme që ndodhin këto përmbytje është se ne kemi një dobësim të sistemit pyjor, prerjet masive që kanë ndodhur përgjatë luginave të cilat nuk absorbojnë dot reshjet nga pikat më të larta deri në det”.

LEXO EDHEVIDEO/ Kohë përmbytjesh dhe dëmesh të mëdha, mesazhi i Ardit Gjebresë për shqiptarët

Ata shtojnë se ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike e rrezikojnë Shqipërinë nga ultësira perëndimore, sepse me ngritjen vetëm 5 cm e nivelit të detit aty përmbyten hapësira të mëdha toke, që janë afër zeros ose nën nivelin e tij.

“Pjesa më e madhe e reshjeve është e përqëndruar në Shkodër, Lezhë dhe gjithashtu është pjesa e jugut të vendit. Drini, Buna dhe Vjosa kanë problem të shtuara”.

Ngjarjet e motit ekstrem paraqet një kërcënim serioz për të gjithë popullsinë, por grupe të veçanta janë më të ndjeshme për shkak të.

Këto grupe përfshijnë të moshuarit dhe mundësisht të gjithë individët që kanë një aftësi të reduktuar për t’u kujdesur për veten e tyre, të tillë si fëmijët e vegjël dhe me aftësi të kufizuara, ata me sëmundje kardiovaskulare, respiratore dhe sëmundje psikiatrike.

“Simptomat më të lehta mund të jenë rënie e tensionit, marrje mendsh, dhimbje koke, lodhje e përgjithshme, të vjella. Dhë nëse këto simptoma nuk trajtohen në kohë ato mund të shkaktojnë atë që quhet goditje nga i nxehti që kërkon dhe trajtim spitalor”, tha për Klan News mjekja e familjes Ursina Hajdini.

LEXO EDHE: Rreziku nga fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me rreth të kuq/ Top News: Siguroni shtëpinë dhe biznesin në SIGAL

Raporti i FMN

Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për vendin tonë, që në dy dekadat e fundit po njeh një frekuencë të shtuar të katastrofave natyrore.

Që prej vitit 1980, Shqipëria është goditur nga 35 katastrofa natyrore; mesatarisht 1 në vit.

Megjithëse frekuenca e katastrofave natyrore konsiderohet me e ulët sesa në vendet e Bashkimit Europian, impakti i secilës katastrofë është dy herë më i madh në përqindjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek gjithashtu një përqindje më të lartë të popullsisë.

Në raportin e FMN-së evidentohet se temperatura mesatare do të rritet, së bashku me frekuencën e goditjeve nga valë të nxehti. Nga ana tjetër reshjet parashikohet të bien ndërsa frekuenca e rrebesheve do të rritet.

Por cilat janë pasojat e pritshme?

Nëse Shqipëria nuk merr masa që të amortizojë efektet e ndryshimeve klimatike, sipas FMN-së, pasojat mund të çojnë në humbje jetësh njerëzore, dëmtime dhe shkatërrime pronash. Po ashtu, ato mund të shkaktojnë që popullsia dhe industria të humbasë aksesin në shërbime bazë si energjia elektrike, uji i pijshëm apo shërbim shëndetësor. Impakti projektohet të ndjehet edhe në turizëm ku valët e të nxehtit, mungesa e energjisë elektrike apo goditet e të nxehtit mund të largojnë turistët.

Çfarë propozon FMN

Shqipëria në fakt e ka një plan masash që synon t’i përgjigjet pasojave të pritshme nga ndryshimet klimatike. Por, sikurse evidenton FMN; mungon buxhetimi i tyre. Në listën e propozimeve të FMN-së, për të siguruar të ardhura për mbështetjen e strategjisë propozohet një rishikim i skemës së taksimit të ndotjes, në mënyrë që të sigurohen fondet e nevojshme. Masat që propozohen të merren janë plani i adaptimit të kontekstit të ri për 3 sektorët, ujë, energji e bujqësi. Po ashtu, propozohet rishikimi i kodeve të ndërtimit, iniciativa ripyllëzimi të vendit, sistemimi i rrjetit kullues dhe vaditës të vendit, forcimi i argjinaturave të lumenjve e deri edhe shpërngulja e banorëve dhe aktiviteteve ekonomike në zona më të sigurta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat