16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSituatë kaotike në vend/ 2 të vrarë në 24 orë, atentat mjetit...

Situatë kaotike në vend/ 2 të vrarë në 24 orë, atentat mjetit në lëvizje në Vlorë

Një situatë aspak normale ka përfshirë vendin në orët e fundit, ku tensioni i atentateve me viktima është mjaft prezent.

Një 41 vje֛çar ka humbur jetën ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës, pasi u qëllua me thikë për vdekje nga kamarieri i një lokali aty pranë. Viktima kishte parkuar makinën para hotelit “Monte Cristo” ku punonte si kamarier Xhanelo Tarja.

Pas një konflikti të çastit, i riu nga Laçi ka marrë thikën dhe ka qëlluar në zemër 41 vjeçarin Bakiaj. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës. Autori Xhanelo Tarja është gjetur i fshehur në një garazh mes një blloku pallatesh.

Sakaq në Elbasan Madrit Ulqinaku, rreth 25 vjeç ka mbetur i vdekur mbrëmjen e kësaj të mërkure pasi është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ai sapo ka dalë nga një lokal në qendër të qytetit, ku sapo kishte konsumuar një kafe, ku ka rënë pre e plumbave.

Dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i çastit që ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga autori, një 20 vjeçar i identifikuar nga Policia.

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se shtetasi me inicialet K.Sh rreth 20 vjeç, ka qëlluar më armë zjarrin Madrit Ulqinakun duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. I riu autor i ngjarjes është larguar dhe shërbimet policore po punojnë për kapjen e tij.

Një lajm i minutave të fundit raporton për një tjetër atentat në qytetin e Vlorës, ku sipas njoftimit të policisë një makinë është qëlluar me breshëri plumbash. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si mbikalimi i Panajasë dhe raportohet se ka viktima. Burimet bëjnë me dije se në mjetin që është qëlluar me breshëri plumbash udhëtonin të paktën dy persona.

Shërbimet e Policisë dhe ambulanca kanë marrë njoftim për rastin dhe janë nisur me urgjencë drejt autostradës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat