10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSistemi i pensioneve arrin një vlerë më të lartë, rritet ndjeshëm...

Sistemi i pensioneve arrin një vlerë më të lartë, rritet ndjeshëm vlera e indeksit

Sistemi i të ardhrave nga pensionet të Emirateve të Bashkuara Arabe është renditur në vend të 25 midis 44 sistemeve në të gjithë botën të mbuluara këtë vit nga Indenksi Global i Pensioneve të Institutit Mercer CFA. Kjo renditje e vitit 2022 është tre vende më poshtë se vendi i 22 i arritur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2021 kur ishin të renditura 43 sisteme në të gjithë botën.

Sistemi i pensioneve të Emirateve të Bashkuara Arabe përfshin një pension shtetëror minimal dhe një skemë kombëtare të bazuar tek punësimi i administruar nga Fondi i Pensioneve të Abu Dhabit për emiratin e Abu Dhabit, Fondin e Pensioneve Sociale të Sharjah-it për emiratin e Sharjah-it dhe Pensionet e Përgjithshme dhe Autoritetin e Mbrojtjes Sociale për pjesën tjetër të emirateve. Punonjësit kontribujnë me 5% të pagës së tyre, dhe punëdhësit kontibuojnë me 12.5%-15% të pagës së një punonjësi, me përfitime të garantuara nga qeveria.

Raporti i vitit 2022, i cili i bën jehonë rekomandimeve të dhëna në vitin 2021, thotë se vlera e përgjithshme e indeksit për sistemin e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të rritet nga:

  • Prezantimi i një moshe minimale aksesi në mënyrë që përfitimet nga planet e pensioneve të ruhen për qëllime pensioni;
  • Rritjen e nivelit të aseteve të mbajtura në planet e pensioneve private për të reduktuar varësinë nga pensionet shtetërore në të ardhmen;
  • Përmirësimin e nivelit të kërkuar të komunikimit ndaj anëtarëve nga planet e pensioneve;
  • Rritjen e moshës së pensionit shtetëor si pasojë e rritjes së jetëgjatësisë;
  • Vlera e indeksit të Emirateve është rritur nga 59.6 në 2021 në 61.8 në 2022, kryesisht për shkak të rishikimeve të sistemit të pikëzimit.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat