2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleFamiljeAkoma nuk e keni zbuluar? Vezët, një thesar që s'e keni vlerësuar

Akoma nuk e keni zbuluar? Vezët, një thesar që s’e keni vlerësuar

Nuk është ende e qartë me saktësi se kur iu shtuan vezët e pulës dietës ushqimore të njeriut. Megjtihatë, fakti është që, pulat e para u zbutën rreth 4,500 vjet më parë.

Për pasojë, veza është kthyer në ushqimin kryesor të rregullt që ka mbetur deri në ditët e sotshme. Zakonisht profesionistëtë e ushqyerjes na rekomandojnë konsumin e tre deri në katër vezë në javë. Pra a janë shumë vezë diçka e keqe/ e pashëndetshme për ne?

Mos kini frikë nga kolesteroli

Profesionistët e ushqyerjes shpjegojnë përse veza është kaq e rëndësishme për ne. Veza përmban vitaminat e shëndetshme A, D dhe B, të tilla si acidi folik, biotin, riboflavina, dhe B12. Ato përmbajnë gjithashtu edhe kolesterol, por tani ne e dimë që kolesteroli që konsumohet me ushqim nuk i prek lipidet e gjakut. Si pjesë e një diete të ekuilibruar, niveli i kolesterolit nga ngrënia e vezëve mbetet konstante tek shumica e njerëzve. Proteina e ushqimit është biologjikisht veçanërisht me cilësi të lartë dhe shumë mirë mund të konvertohet në vetë proteinën e trupit. Kështu, vezët janë të nevojshme për ndërtimin e muskulit, të rinovimit të qelizave si edhe për prodhimin e hormoneve dhe të  enzimave. Një vezë e madhe mesatare mbulon rreth 15% të kërkesave ditore të një të rrituri për proteinë.

A është një vezë e pazier e freskët?

Vendoseni vezën në një gotë me ujë të ftohtë. Vezët e freskëta pluskojnë në sipërfaqe. Një vezë 14-21 ditëshe mund të pluskojë thuajse vertikalisht në gotë. Nëse veza ëshë rreth 8 javëshe, qartësisht ajo do të qëndrojë në ujë me majë të topitur. Nëse veza është ruajtur mirë dhe e freskët, ajo mund të jetë ende e ngrënshme edhe pas dy muajsh.

Sa gjatë zgjat një vezë e zier shumë?

Për dhjetë minuta zierje, vezët mund të ruhen në temperaturë dhome për të paktën dhjetë muaj. Për krahasim, jeta e vezëve të ngrira reduktohet në mënyrë të konsiderueshme: duke i ngrirë vezët, bakteret mund të hyjnë brenda akullit nëpërmjet lëvozhgës dhe të shumëfishohen aty. Se sa shpejt rritet numri i baktereve varet shumë nga temperatura e ruajtjes. Nëse këto vezë ruhen në temperaturë dhome, ato skadojnë vetëm pas pesë ditësh.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat