18.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i Shëndetit në Udhëtim, ne kujdesemi për ju edhe përtej kufijve...

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim, ne kujdesemi për ju edhe përtej kufijve të Shqipërisë

Kur planifikoni të udhëtoni, mendoni nëse keni edhe sigurimin e duhur shëndetësor!

Përballja me një problem shëndetësor të papritur shkakton shqetësim dhe panik, sidomos kur jemi larg shtëpisë. Pa harruar këtu edhe shpenzimet mjekësore që shpesh, në shtete të caktuara, janë vërtetë të kushtueshme.

Përse më shërben sigurimi i Shëndetit në Udhëtim?

Në disa raste të siguruarit kanë kaluar një situatë të paparashikuar me shëndetin e tyre jashtë vendit dhe u është dashur të paguajnë shuma marramendëse për t’u rikuperuar.

Në rast se përballeni me një rast emergjent mjekësor jashtë vendit, në rast sëmundje apo aksidenti, sigurimi i Shëndetit në Udhëtim ju rimburson faturat e shpenzimeve mjekësore.

Çfarë shpenzimesh më mbulon Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim nga SIGAL UNIQA?

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Anullim Udhëtimi
  • Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
  • Emergjenca dentare

Çfarë duhet të ketë kujdes i Siguruari?

  • Personit të siguruar nuk i mbulohen shpenzimet e sëmundjeve paraekzistuese.
  • I siguruari duhet të dorëzojë të gjitha raportet mjekësore, faturat origjinale dhe informacionet e kërkuara nga Siguruesi, për t’i mbuluar shpenzimet.
  • Çdo abuzim nuk do të tolerohet nga Siguruesi.

Si rimbursoheni në rast dëmi dhe çfarë duhet patur kujdes?

  • Njoftoni shoqërinë e sigurimit brenda afateve dhe në adresat e përcaktuara në policën e sigurimit.
  • Kujdesuni që të merrni të gjitha dokumentet mjekësore dhe faturat origjinale që keni paguar.
  • Plotësoni formularin e kërkesës për rimbursim, ku duhet të specifikoni të gjitha të dhënat që kërkohen në pyetësor.
  • Dokumentacioni mjekësor, faturat origjinale dhe formulari për rimbursim do të dorëzohen pranë shoqërisë së sigurimit, sapo të ktheheni në Shqipëri.

Po Sigurimi i Studentëve çfarë mbulon?

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti
  • Sipas specifikave të ambasadave për të rinjtë që aplikojnë për vizë studentore

Mos harroni! Gjatë udhëtimeve për punë, turizëm apo shkollim, kujdesuni që të keni gjthmonë Sigurimin e Shëndetit me vete për të shmangur çdo të papritur të pakëndshme.

Për më shumë informacion klikoni në: Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim  

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat