12.5 C
Tirana
Sunday, October 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i bujqësisë dhe blegtorisë/ Fermerë, mbrohuni nga rreziqet

Sigurimi i bujqësisë dhe blegtorisë/ Fermerë, mbrohuni nga rreziqet

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë janë një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Rastet e katastrofave natyrore, të ndodhura disa herë në vit, janë shoqëruar me pasoja të rënda ekonomike për fermerët dhe blegtorët.

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Sa kushton?
Tarifat për këtë sigurim variojnë nga 0,15% deri në 6,0% të shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të risqeve që do të sigurohen.

Pse Sigurohet?

Ndonjë ngjarje ndonëse e rrallë e çon fermerin drejt falimentimit pasi thith të gjithë fondet.

Mos përballimi i disa humbjeve sidomos vitet e para.Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi. Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të sigurua. Bota ka mbi 300 vjet që siguron gjithçka dhe është kjo ku ne duam të arrijmë.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
Cilësinë e prodhimit
Rendimenti i prodhimit
Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

Sigurimet në bujqësi, përvoja e huaj

Tregjet e sigurimeve bujqësore kanë zhvillime të rëndësishme në mbarë botën si rezultat i influencës së shumë faktorëve ndër të cilët përmendim rritjen e kërkesës për prodhime bujqësore, nevojat për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, politikat e zhvillimit dhe të ndikimit të konkurrencës.
Tregjet e sigurimeve bujqësore janë institucione specifike që mbështesin mbrojtjen nga rreziqet. Por sektori bujqësor asnjëherë s’ka mbetur edhe pa vëzhgimin dhe influencën e politikave publike për ta mbështetur me instrumente nxitës dhe politika zhvillimi.
Gjeografikisht nivelin e primeve më të mëdha e zënë SHBA dhe Kanadaja me 62%, vendet aziatike 18%, vendet europiane 17%, vendet e Amerikës Latine 2%, vendet afrikane 1% si dhe Australia dhe Zelanda e Re 1%.
Vetëm në Indi gjenden 28 milionë ekonomi bujqësore të siguruara.
Ndër programet e para siguruese në eksperiencat e vendeve të përparuara dallohet krijimi Federal Crop Insurance Corporation në vitin 1938 në SHBA.

Një promotor me tradita ndër më të hershmet në fushën e sigurimeve janë vendet e BE ku spikasin eksperiencat e Francës, Italisë, Spanjës etj. Treguesit evidentojnë se rreth 69% të fermerëve gjermanë përdorin sigurimin e korrjeve, po kështu edhe 59% e fermerëve spanjollë. Aktualisht, BE mbështet shkëmbimin e praktikave më të mira të shteteve anëtare dhe ka si objektiv nxitjen e një kulture parandaluese.

Kontributi i bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto

Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit. Në Maqedoninë e Veriut, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%. Në vendet e zhvilluara të BE, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së.

Kontributi i bujqësisë në punësim

Në një vend si Shqipëria, bujqësia ka qenë burimi kryesor i punësimit. Megjithatë, nga viti 2000 deri në vitin 2019, shkalla e punësimit në sektorin privat bujqësor është përgjysmuar, ndërsa ajo e sektorit privat jo-bujqësor gati është katërfishuar (IPPM, 2017). Të dhënat e anketimeve të ndryshme tregojnë se në Shqipëri aftësitë e fuqisë punëtore në bujqësi janë reduktuar si pasojë e plakjes, emigrimit dhe mungesës së mundësive të të punësuarëve rishtas për tu arsimuar apo trajnuar. Megjithatë, bujqësia vijon të dominojë ekonominë shqiptare për nga numri i të punësuarëve me 40 % të totalit në vitin 2019.

Për këto dhe arsye të tjera, SIGAL UNIQA synon në ndërgjegjësimin e fermerëve për futjen dhe zhvillimin e sigurimeve në bujqësi e blegtori, si një instrument mbrojtës kundër dëmeve që sjellin kosto edhe për ekonominë kombëtare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat