16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Jo-Jetës gjatë vitit 2022/ AMF: Ja kompania që vijon të...

Sigurimet e Jo-Jetës gjatë vitit 2022/ AMF: Ja kompania që vijon të kryesojë tregun

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), publikoi pak ditë më parë ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2022.

Pas dy viteve të luhatshme, në vitin 2022 tregu iu rikthye ritmeve pak a shumë normale të rritjes organike.

Primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 21 miliardë lekësh ose rreth 181 milionë eurosh.

Tregu dominohet nga segmenti i sigurimeve të Jo-Jetës, që për vitin 2022 përbënin afërsisht 91.75% të primeve të shkruara bruto.

Sigurimet e detyrueshme motorike ngelen dukshëm produktet me peshën kryesore në tregun e Jo-Jetës, me 67.75% të primeve të shkruara bruo, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 66.7% i një viti më parë.

LEXO EDHE: Sigurimet e Detyrueshme dhe Vullnetare/ Ja kompania e sigurimeve, më e preferuara nga shqiptarët

Sa i përket ndarjes së tregut, ku operojnë 8 kompani, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania më e madhe, si në përqindjen që ze në treg ashtu edhe në dëmet e paguara.

JO JETA – NDARJA E TREGUT 

Sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA ze mbi 25% të totalit ose në shifra konkrete 1,572,535,000 Lekë nga 6,247,607 milionë që kanë paguar 8 kompanitë në total.

JO JETA – DËMET E PAGUARA

Me një prim mesatar sigurimi prej afërsisht 62 eurosh për frymë, Shqipëria mbetet sërish ndër tregjet me densitetin më të ulët të sigurimeve në Europë.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës/ SIGAL UNIQA, më e besuara tek shqiptarët edhe gjatë vitit 2022

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat