24.5 C
Tirana
Tuesday, May 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSiguria kibernetike dhe mbikëqyrja me bazë rrezikun, AMF takohet me këshilltarë nga...

Siguria kibernetike dhe mbikëqyrja me bazë rrezikun, AMF takohet me këshilltarë nga Departamenti i Thesarit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi një takim online me përfaqësues të Zyrës së Asistencës Teknike të Departamentit të Thesarit të SHBA-së (OTA), ku në fokus ishte forcimi i sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë operacionale në sektorin financiar.
Drejtoresha Ekzekutive e AMF-së, Adela Xhemali, prezantoi progresin në hartimin e manualeve të sigurisë kibernetike, metodologjive të mbikëqyrjes dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit.
Palët diskutuan edhe përmirësimin e politikave të IT-së, mbrojtjen e të dhënave dhe edukimin financiar.
Bashkëpunimi teknik synon modernizimin e mbikëqyrjes financiare dhe afrimin me standardet e Bashkimit Europian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Ky informacion u shpërnda në rrjetet e veta të komunikimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat