AON publikoi raportin global të sigurimeve dhe garancive në ndërtim për vitin 2026. Ky raport tregoi se investimet në infrastrukturën digjitale dhe qendrat e të dhënave po transformojnë tregun e sigurimeve në sektorin e ndërtimit.
Sipas raportit, industria globale e ndërtimit pritet që deri në vitin 2030 mund të arrijë në afro 22 trilionë dollarë, nga 16 miliardë që shënon për vitin 2026.
Investimet në energji, modernizimi i infrastrukturës dhe ndërtimi i qendrave të mëdha digjitale po nxisin këtë rritje.
Humbjet globale nga fatkeqësitë natyrore, të vlerësuara në rreth 260 miliardë dollarë gjatë vitit 2025, po i detyrojnë kompanitë të fokusohen më shumë te projektet rezistente ndaj riskut.
Raporti evidenton se tregu i sigurimeve në ndërtim po bëhet më konkurrues, por siguruesit vijojnë të tregojnë kujdes të lartë për projektet komplekse dhe të ekspozuara ndaj katastrofave natyrore.
Sipas Aon, kompanitë e sigurimit po analizojnë më thellë cilësinë e të dhënave, strukturën e kontratave dhe menaxhimin e riskut gjatë të gjithë ciklit të projektit.
Po ashtu, tregu global i surety bonds mbetet i qëndrueshëm, me kapacitete të mjaftueshme për kompanitë me profil të fortë financiar.
Raporti paralajmëron se paqëndrueshmëria ekonomike, tensionet gjeopolitike dhe rreziqet kibernetike do të vazhdojnë të ndikojnë në projektet e ndërtimit dhe në politikat e sigurimit gjatë vitit 2026.




