13.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"SIGAL Audiobooks.al", prezent në takimin përkujtimor kushtuar autorit Skënder Drini

“SIGAL Audiobooks.al”, prezent në takimin përkujtimor kushtuar autorit Skënder Drini

SIGAL Audiobooks.al ishte ditën e sotme prezent në takimin përkujtimor për autorin e nderuar Skënder Drini.
Të ftuar nga organizatorët, përfaqësuesit e Audiobooks.al u përfshinë në bisedimet e të pranishmëve, të cilët bënë një rezyme të veprave të pasura të autorit të ndjerë.
Skënder Drini ka qenë shkrimtar, diplomat dhe shahist i shquar shqiptar. Mësoi në Shkodër dhe studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel edhe në Shkodër përgjatë viteve 1954-82.
Veprat e njohura të Skëndër Drinit i gjeni të regjistruara në versionin audio në platformën Audiobooks.al, lexuar nga folësit më në zë shqiptar.
Për të dëgjuar librat e autorit në fjalë, klikoni në linkun KËTU.

Aktualisht në platformë janë mbi 300 tituj librash, të të gjitha zhanereve, ndërsa dëgjohet çdo ditë nga 50 mijë përdorues besnikë të platformës.

“Është një produkt i cili mund të dëgjohet në të katërta anët e botës. Falas. Dhe natyrisht u vjen në ndihmë të gjithëve. Duke filluar nga fëmijët e moshave të vogla e deri tek të rriturit pasi aty gjejnë të gjithë zhanerin e librave”, shprehet z. Avni Ponari.

Por si mund të regjistrohemi?

Është shumë e thjeshtë. Mjafton të shkarkojmë “SIGAL Audiobooks” në Play Store apo App Store për të hapur një llogari. Dhe me vetëm me një emër përdoruesi, një adresë e-maili, një fjalëkalim të shkurtër dhe ju mund të aksesoni qindra libra që ndodhen në platformën digjitale.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat