13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Tregu i sigurimeve në Shqipëri, i orientuar tek Jo-Jeta"/ "Xprimm": 72% e...

“Tregu i sigurimeve në Shqipëri, i orientuar tek Jo-Jeta”/ “Xprimm”: 72% e dëmeve të paguara shkojnë për sigurimet motorike

“Xprimm.com”, portali dedikuar sigurimeve, i ka kushtuar një artikull ecurisë së këtij tregu në Shqipëri për periudhën janar-maj 2023.

Nën titullin “Shqipëri: Rreth 72% e totalit të dëmeve shkojnë sigurimet motorike”, media dedikuar tregut të sigurimeve në Evropë, shkruan më tej se “tregu i sigurimeve në Shqipëri mbetet i orientuar drejt sigurimeve të jo-jetës që gjatë periudhës janar-maj 2023 kanë gjeneruar 92% të totalit. Ndërsa sigurimet e jetës kanë 7.93% dhe risigurimet 0.10%“.

Sipas llojit, vijon artikulli, sigurimi vullnetar zë 46.50% dhe sigurimi i detyrueshëm zë 53.50% të totalit të tregut.

Sa i përket dëmeve të paguara për këtë 5-mujor, “Xprimm” shkruan: “Vlera totale e dëmeve të paguara në sigurimet motorike për periudhën janar-maj 2023 arriti në 1,953 milionë lekë, ose 72,16% e totalit të dëmeve të paguara, duke shënuar një rritje prej rreth 9,44% në terma vjetorë”.

LEXO EDHE: Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat