13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtohen edhe privatët/ Arrin në 7 numri i anëtarëve të Bursës Shqiptare...

Shtohen edhe privatët/ Arrin në 7 numri i anëtarëve të Bursës Shqiptare të Energjisë

Bursa Shqiptare e Energjisë tashmë ka të anëtarësuar pranë saj 7 kompani. Nga këto janë pesë kompani publike dhe dy private.

Më herët Bursa anëtarësoi tre kompanitë që janë pjesë e “OSHEE Group”, si Furnizuesi i Tregut të Lire, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal si dhe Korporatën Elektoenergjetike Shqiptare dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Në fillim të majit bursës ju shtuan edhe dy kompani private; Ener Trade sh.p.k in ALPEX dhe pas saj EZ-5 Energy sh.p.k.

Këto janë dy kompanitë e para private që janë bërë pjesë e ALPEX dhe në vazhim priten që të bashkohen edhe të tjera por ky është një proces që parashikohet të zgjasë në kohë pasi duhet të plotësohen disa kritere.

Ne sot kemi të regjistruar 7 shoqëri ku bëjnë pjesë edhe të pesta shoqëritë publike të sektorit të energjisë, si një mbështetje që qeveria shqiptare nëpërmjet MIE i dhanë dhe po i japin tregut të organizuar. Interesi për t’u anëtarësuar në bursë është i lartë nga kompanitë private vendase dhe ato rajonale, të cilat kanë aplikuar për t’u anëtarësuar.

Regjistrimi si anëtar i bursës kërkon që këto shoqëri të krijojnë një bashkëpunim me Anëtarët e Përgjithshëm të Klerimit që është bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. Ky është një proces që ka procedurat dhe kërkon afatet e nevojshme për t’u mbyllur”, do të shprehej Sokol Dishinca, administrator i Bursës së Energjisë në një intervistë për Monitor.

Bursa aktualisht prej datës 11 prill që ka nisur operimin me ankande të tregut të ditës në avancë përmban 24 vlera të çmimeve dhe sasive të energjisë për çdo orë dhe që i korrespondojnë një Dite Livrimi të caktuar. Transaksionet kryesisht kanë përfshirë kompanitë publike ndërkohë që vetë KESH shitjet e tepricave i ka bërë në tregun e parregulluar jashtë bursës për shkak se ende nuk janë të plotësuar të gjithë elementët e nevojshëm për të zhvilluar këtë transaksion në platformë.

Bursa Shqiptare e Energjisë u regjistrua si subjekt në 23 tetor 2020 me aksioner Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë me 57.25% të aksioneve dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Kosovës me 42.75% të aksioneve./

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat