25.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria në plakje, rinia po ikën prej papunësisë ose pagave të ulëta

Shqipëria në plakje, rinia po ikën prej papunësisë ose pagave të ulëta

Popullsia e Shqipërisë në moshë pune vazhdon të tkurret, pasi njerëzit po emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira të punës.

Në një raport të saj të fundit Banka Botërore vlerëson se këto ndryshime demografike paraqesin sfida të rëndësishme për kapitalin njerëzor dhe të ardhmen e tregut të punës, si dhe për qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.

Popullsia e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh në vitin 2020 ka mbetur konstante prej dy dekadash, por ndërkohe është plakur me shpejtësi për shkak të emigrimit të vazhdueshëm të shqiptareve moshë pune dhe një rënie në shkallën e lindshmërisë, analizoi Banka Botërore.

Në vitin 2020, lindjet tejkaluan vdekjet, ndërsa në vitin 2021, për herë të parë gati në 100 vite vendi pësoi shtesë natyrore negative e pasi kishte 3.296 vdekje më shumë se lindje.

Dëshira e shqiptarëve për të emigruar e renditi Shqipërinë të tretën në botë sipas sondazhi të ‘Gallup World”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat