31.3 C
Tirana
Wednesday, July 15, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVatra e tretë e zjarrit në Vlorë: Çfarë duhet të dijë për...

Vatra e tretë e zjarrit në Vlorë: Çfarë duhet të dijë për sigurimet një banor i Novoselës

Vatra e tretë e zjarrit në Vlorë u regjistrua në Novoselë, pas zonës së Llamanit dhe lagjes “15 tetori”.

Zona ku ka rënë zjarri gjendet pranë rrugës nacionale Fier-Vlorë dhe është e banuar kryesisht nga shtëpi private.

Po çfarë duhet të dijë një banor i kësaj zone, nëse zjarri në shkurre përfshin pjesën e banesave?

Së pari, Sigurime.Online ka detyrimin të ripërcjellë pa u lodhur mesazhin se banesat dhe bizneset, nga risku i zjarrit, janë të sigurueshme.

Së dyti, sipas kalkulatorit onlinë në Sigal.al, një banesë 140 m2 në zonën kadastrale ku ka rënë zjarri, me shumë limit mbulimi 10 milionë lekë, kushton vetëm 5 mijë lekë në vit për t’u marrë në sigurim.

Së treti, nëse, hipotetikisht flakët përfshijnë një banesë dhe e shkrumbojnë atë, i siguruari përfiton 9 milionë lekë nga siguruesi si dëmshpërblim.

Së katërti, edhe sikur zjarri në shkurret e zonës së pabanuar të ketë patur karakter zjarrvënieje të qëllimshme, përfundim të cilin e nxjerrin vetëm hetimet policore, përsa banesa është e siguruar dhe përsa provohet padijenia e të siguruarit në lidhje me ngjarjen, dëmi do të dëmshpërblehet nga siguruesi dhe shuma do t’i kërkohet me padi regresi shkaktarit.

Sigurimi i një banese dhe biznesi, më së paku nga rreziqet bazë si zjarri, është një domosdoshmëri e mbështetur edhe mbi një logjikë të thjeshtë aritmetike: më mirë t’ia rinisësh nga zero, ku duhet të sigurosh 9 milionë lekë borxh ose kredi, apo të përfitosh dëmshpërblimin nga siguruesi dhe të kthehesh thuajse në gjendjen e përpara dëmit në kohë rekord?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat