15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesorePutin gati të takohet me Biden kokë më kokë, BE bën gati...

Putin gati të takohet me Biden kokë më kokë, BE bën gati sanksionet

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell ka thënë se ka përfunduar puna për sanksionet kundër Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën.

Borrell tha se ato do të prezantohen në një takim urgjent të ministrave të jashtëm.

Më herët kreu i Politikës së Jashtme të BE-së kishte deklaruar se sanksionet do të përfshinin ndalimin e funksionimit të gazsjellësit rus Nord Stream 2, megjithëse vendet evropiane ishin kundër sanksioneve në fushën energjetike.

Sanksionet e Bashkimit Evropian, vijnë në një kohë kur presidenti Biden dhe ai rus kanë rënë dakord për të mbajtur një takim kokë më kokë në një samit në Paris në ditët në vazhdim.

Lajmin e ka konfirmuar Presidenca Franceze përmes një deklarate për mediet, pasi presidenti Emmanuel Macron komunikoi me Biden dhe Putin përmes telefonit të dielën.

Situata në lindje është tensionuar mjaftueshëm ditët e fundit në zonat e kontrolluara nga separatistët pro-rusë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri si edhe gjuajte me artileri ndaj objekteve në rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut.

Gjithashtu është raportuar se një ushtar ukrainas është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat