16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet100-vjetori i marrëdhënieve mes dy vendeve, çelet ekspozita me foto nga Japonia

100-vjetori i marrëdhënieve mes dy vendeve, çelet ekspozita me foto nga Japonia

Një ekspozitë me fotografi nga Japonia është çelur në Galerinë e Artit në Tiranë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ambasadori e Japonisë, Takada Mitsuyuki ishin dy ndër vizitorët e kësaj ekspozite të çelur në kuadër të 100-vjetorit të lidhjeve diplomatike mes dy vendeve.

Lexo edheE vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

“Është unik për të mësuar, përmes fotografive, mbi jetën e përditshme në Japoni, sidomos për ta rrëfyer tek të rinjtë tanë, për të kuptuar se, edhe pse jemi larg, kemi të njëjtat ambicie, të njëjtat aspirata, duam të jetojmë në paqe, të punojmë me kreativitet; duam që nga fatkeqësia të prodhojmë një mundësi që i bën gjërat edhe më mire. Kjo ekspozitë është një mundësi fantastike për të rinjtë e Tiranës dhe vjen si një kontribut i ambasadës së Japonisë në Tiranë, është një dritare, jo e madhe, por e vogël, me rreth 100 foto, për të parë pak se sa të ngjashëm jemi”, u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj ftoi të gjithë të rinjtë shqiptarë që të shohin nga afër këtë ekspozitë me foto për të njohur më mirë Japoninë, ndersa ambasadori japonez theksoi se pret që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet më shumë.

Lexo edheÇelet në Tiranë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat