20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria, e treta në botë për rritjen e turistëve

Shqipëria, e treta në botë për rritjen e turistëve

Shqipëria ka pasur një rritje të numrit të turistëve me 54% në tre muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin 2019 (para pandemisë), duke u bërë vendi i tretë në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit, Katari dhe Arabia Saudite renditen të parat. Flukset turistike ndërkombëtare arritën në 80% të niveleve para pandemisë në tremujorin e parë të 2023. Rreth 235 milionë turistë kanë udhëtuar ndërkombëtarisht në tre muajt e parë, dyfishuar nga e njëjta periudhë e vitit 2022. Megjithatë, rimëkëmbja e turizmit përballet edhe me disa sfida.

Edhe Kryeministri Rama ka bërë një status lidhur me këtë renditje pozitive të Shqipërisë.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare, Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu në jug, si në Velipojë në Shkodër, në Shëngjin në Lezhë, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë etj., këto plazhe frekuentohen jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga shtetas të huaj, të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra etj., janë destinacione të preferuara për turizmin historik dhe kulturor. Shqipëria ka gjithashtu shumë lumenj, laguna dhe parqe kombëtare të cilat tërheqin turistë nga e gjithë bota.

WASHINGTON POST: Në vend të Mykonos, provoni Shqipërinë

Greqia rnditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë dhe ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias parashikon 10 deri në 20 për qind më shumë vizitorë në vend këtë vit se sa i kaluari. Si fillim, ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar për përdoruesit amerikanë.

Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime më të përballueshme, duke se është edhe fqinji verior i Greqisë, pikërisht  Shqipëria jonë. Media prestigjioze shkruan se aty do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë gjithë Rivierës Shqiptare, dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike.

LEXO EDHE: Gati për sezonin veror? Menaxheri i hotelit të njohur: Falë sigurimit në SIGAL UNIQA, ne punojmë të qetë ndërsa turistët pushojnë të sigurt

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat